Shkëndija merr kreun e renditjes pas fitores ndaj Sileksit

Skuadra kampione e Shkëndijës ka mposhtur Sileksin me rezultat 2-0 (0-0) në kuadër të javës së 8-të të Ligës së Parë të Maqedonisë, duke marrë një tjetër fitore të rëndësishme që e ngjit në krye të renditjes, të paktën deri në përfundim të javës, njofton Telegrafi.
Heroi i kuqezinjve ishte kapiteni Besart Ibraimi, i cili në minutën e 50-të shënoi një gol fantastik pas një depërtimi individual dhe driblimi mjeshtëror. Stadiumi shpërtheu në festë, ndërsa goli i dha Shkëndijës elan për ta kontrolluar ndeshjen deri në fund.
Në minutat shtesë, pasi fillimisht kuqezoinjtë u mbrojtën nga presioni i Sileksit, tetovarët shënuan edhe golin e dytë me anë të Krasniqit (92’), duke vulosur fitoren e merituar 2-0.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me Shkëndijën që krijoi më shumë raste për gol në pjesën e parë, ndërsa Sileksi u përqendrua në kundërsulme, por pa shumë rrezik. Në pjesën e dytë, përvoja dhe cilësia e kampionëve bënë diferencën.
Me këtë sukses, Shkëndija arrin kuotën e 20 pikëve, duke marrë përkohësisht kreyesimin e kampionatit. Ndërkohë, për Sileksin kjo ishte humbja e tretë radhazi, që e thellon krizën e rezultateve në këtë fillim sezoni.
në duelin e dytë të ditës, Rabotniçki ka vazhduar të zhgënjejë me rezultate, duke u mundur në shtëpi nga AP Brera me rezultat 3-4 dhe tani ka mbetur para Shkupit të fundit me vetëm katër pikë. /Telegrafi/

















































