LAJMI I FUNDIT:

Shkëndija fiton minimalisht, Shkupi mposhtet në Çair nga Besa

Shkëndija fiton minimalisht, Shkupi mposhtet në Çair nga Besa

Java e 23-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut ka sjellë rezultate befasuese, duke paralajmëruar një fazë të tretë dhe vendimtare me plot rivalitet, njofton Telegrafi.

Një nga rezultatet më të bujshme u regjistrua në stadiumin e Çairit, ku Besa shënoi një fitore dramatike 3-2 kundër Shkupit, në një ndeshje që pati gjithçka. Mysafirët kaluan në epërsi me golin e Shefitit dhe autogolin e Llazarovit, ndërsa Stojanovski vulosi triumfin me një supergol nga gjysma e fushës në pjesën e dytë. Për Shkupin shënuan Asani nga penalltia dhe Avornyo, por këto nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

KF Besa Doberdoll

Shkëndija fiton minimalisht ndaj Pelisterit


Shkëndija mori tri pikë të rëndësishme në duel me Pelisterin, falë golit të Besart Ibraimit në pjesën e dytë. Kjo fitore e konsolidon skuadrën tetovare në garën për kreun e tabelës.

Struga triumfon në derbin lokal

Në një ndeshje të luftuar deri në minutat e fundit, Struga arriti të mposhtë Voska Sportin me rezultat minimal 1-0. Golin e fitores e shënoi Maleski dy minuta para fundit të kohës së rregullt, duke i dhënë skuadrës kampione një fitore me vlerë, ndwrsa nga ana tjetër Voska mbetet e ngujuar në fund me Besën dhe Tikveshin.

FC Struga

Gostivari zhgënjen sërish

Gostivari nuk arriti të gjejë rrugën e fitores, duke barazuar 2-2 me AP Brerën. Kalanoski shënoi i pari për vendasit, por mysafirët përmbysën rezultatin me golat e Vellkovit dhe Gjorgievskit. Drama vazhdoi deri në fund, kur Oguzhan, pas një penalltie të humbur, arriti të shënojë në minutat e fundit, duke shpëtuar një pikë për ekipin vendas. /Telegrafi/

Rezultatet e javës së 23-të: Gostivari – AP Brera 2-2, Shkëndija – Pelisteri 1-0, Shkupi – Besa 2-3, Struga – Voska Sport 1-0, Sileksi – Vardari 1-0 (ndeshje në zhvillim), Rabotniçki – Tikveshi (luhet të hënën)

Në trend Sport

Më shumë
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Premier League
Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Ligat tjera
Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Kosovës
“Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin”- reagon babai i Etnik Brrutit me një foto të tij si ushtar i UÇK-së

“Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin”- reagon babai i Etnik Brrutit me një foto të tij si ushtar i UÇK-së

Kombëtarja e Shqipërisë
Nico Williams zbulon se a u pendua që e refuzoi ofertën e Barcelonës verën e kaluar

Nico Williams zbulon se a u pendua që e refuzoi ofertën e Barcelonës verën e kaluar

La Liga
Kalo në kategori