LAJMI I FUNDIT:

Shkëndija fiton derbin ndaj Shkupit në Çair, triumfon edhe Struga

Shkëndija fiton derbin ndaj Shkupit në Çair, triumfon edhe Struga

Shkëndija e Tetovës ka fituar derbin e madh ndaj Shkupit në kuadër të xhiros së 31-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

Kuqezinjtë triumfuan në Çair me rezultatin 0:2. Golin e parë tetovarët e realizuan në minutën e 18-të me autor Caken. Në pjesën e dytë skuadra e Jeton Beqirit gjeti edhe golin e dytë me Fiton Ademin në të 59-tën që vulosi shifrat e këtij derbi në 0:2.

Fitore ka marrë edhe Struga Trim Lum që falë një goli të Marjan Radeskit mundi Gostivarin.


Në xhiron e radhës do të ketë tjetër derbi shqiptar, aty ku në Tetovë Shkëndija do të përballet me Strugën.

Ndërkohë në ndeshjet tjera të luajtura sot, Voska Sport vazhdon me fitore në Superligë, teksa sot në Ohër mundi Sileksi me rezultat 2:1.

Rabotniçki fitoi 3:1 ndaj Tikveshit, Vardari mposhti minimalisht Makedonija Gjorçe Petrovin me shifra minimale 1:0, ndërsa Brera dhe Bregallnica u ndanë me barazim 1:1.

Xhiroja e radhës dhe e parafundit e sezonit në Superligën e Maqedonisë së Veriut do të luhet me 12 maj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Serie A
Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Përfaqësueset
Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Premier League
Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Serie A
Kalo në kategori