LAJMI I FUNDIT:

Shkëndija e Tetovës vazhdon dominimin

Shkëndija e Tetovës vazhdon dominimin

Java e gjashtë e kampionatit futbollistik të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, ka treguar dominimin e Shkëndijës së Tetovës, duke mundur me rezultat të thellë Voska Sportin (5-1) dhe duke mbetur lider i renditjes në tabelë, njofton Telegrafi.

Shkëndija është edhe më tutje ekipi që nuk ka shijuar disfatë në elitën e futbollit të Maqedonisë, pasi të dielën mundi Voska Sportin me rezultat 5-1. Ishte kjo një fitore rutinë e Shkëndijës e cila po tregon se është skuadra më stabile dhe ka shanset më të mëdha për tu shpallur kampion.

Struga ka humbur hapin me kreun pas disfatës që përjetoi në derbin shqiptar nga ekipi i Shkupit, edhe atë me rezultat të lartë 0-3. Nga ana tjetër Shkupi si duket ka marrë veten dhe duke se është në rrugë të mbarë për tu rikthyer në mesin e ekipeve më të mira në vend.


Fitore shumë të rëndësishme ka marrë edhe Gostivari. Skuadra shqiptare fitoi në fushën mysafire në Kratovë, duke e mundur Sileksin me rezultat 2-1 dhe kështu ka treguar se përforcimet që ka bërë afatin veror kanë dalë të qëlluara dhe se jo rastësisht ishte parë që në fillim një nga pretendentët për pozitë të lartë në tabelë.

Ka dështuar përsëri Besa e Bobërdollit, e cila është mundur kësaj radhe në shtëpi nga Pelisteri 3-2. Besa në këtë ndeshje ishte pa trajner, pasi javë më parë ndërpreu bashkëpunimin me  Aleksandar Tanevskin dhe pritet që së shpejti të reagon kryesia për të sjellë një trajner me përvojë, i cili do të mundohej të rregulloj ekipin që për momentin është në vendet e fundit të tabelës.

Në dy ndeshjet tjera të javës së gjashtë Rabotniçki luajti baras 1-1 me AP Brera, ndërsa Vardari ka mundur Tikveshin 1-0 në Kavadar.

Ekipet nuk dot kenë shumë kohë për pushim, pasi java e shtatë luhet të mërkurën, ku në tri përballje do të kemi duele në mes ekipeve shqiptare.

Në Çair takohen Shkupi dhe Besa, ndërsa në Maxhari, Gostivari pret Shkëndijën që njëherit kjo përballje është dhe derbi i javës së 7-të. Voska takohet me Strugën, Brera – Tikveshi, Pelister – Rabotniçki dhe Vardari – Sileksi. Të gjitha ndeshjet luhen me fillim nga ora 15:00. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Serie A
Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Përfaqësueset
Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Premier League
Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Serie A
Kalo në kategori