LAJMI I FUNDIT:

Shkëndija dhe Struga marrin triumfe, ndalet me barazim Shkupi

Shkëndija dhe Struga marrin triumfe, ndalet me barazim Shkupi

Shkëndija e Tetovës ka arritur të merr fitore në kampionat, duke mundur Rabotniçkin në shtëpi me rezultatin 2:0 në ndeshjen e luajtur sot të vlefshme për xhiron e 16-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë e udhëhequr nga Ardian Nuhiu morën triumf falë golave të Shalës të realizuar në minutën e 59-të dhe Totres në shtesat.

Fitore në këtë xhiro mori edhe Struga Trim Lum, pasi në kryeqytet arriti të mposht Vardarin me shifra 3:1. Kampionët në fuqi realizuan fillimisht me Zguron nga penalltia, përderisa në vijim shënuan edhe Tairi e Campaore. Për Vardarin golin e vetëm e gjeti Milosavic.

Ndërkohë dueli shqiptarë ndërmjet Gostivarit dhe Shkupit i luajtur në Strumicë, nuk shkoi më shumë së një barazim pa gola, me të dyja skuadrat shqiptare që u ndanë me nga një pikë nga kjo përballje.


Voska Sport u mposht në shtëpi nga Tikveshi me shifra bindëse 0:3, teksa në dy takimet tjera Makedonija Gjorçe Petrovi fitoi me rezultat 1:0 Sileksin, ndërsa Brera Strumica dhe Bregallnica u ndanë me barazim 1:1./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Kalo në kategori