Një shkencëtare 50-vjeçare, Beata Halassy, trajtoi kancerin e saj të gjirit të fazës 3 duke injektuar tumorin me viruse të rritura në laborator.
Halassy, një virologe në Universitetin e Zagrebit, Kroaci, zbuloi kancerin e saj të gjirit në vitin 2020 në të njëjtin vend ku i ishte nënshtruar një mastektomie të mëparshme.
Meqenëse kjo ishte një përsëritje, ajo kërkoi ta trajtonte vetë sepse nuk mund të përballej me një periudhë tjetër kimioterapie.
Rasti i studimit të Halassy është botuar në revistën Vaccines, i cili zbuloi se virologia filloi të provonte një trajtim duke kombinuar një virus fruthi dhe një patogjen të ngjashëm me gripin për të krijuar një goditje të fuqishme që sulmonte tumorin drejtpërdrejt.
Pas këtij trajtimi, Halassy është pa kancer për katër vjet.
Kjo vaksinë eksperimentale e quajtur viroterapi onkolitike (OVT) e ndihmoi atë të trajtonte kancerin e fazës 3, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se OVT është një fushë në zhvillim e trajtimit të kancerit që përdor viruset për të sulmuar qelizat kancerogjene dhe më pas për të provokuar sistemin imunitar për t’i luftuar ato.
Shumica e provave klinike OVT kryhen në fazën e fundit të sëmundjes.
Por në vitet e fundit, shkencëtarët e kanë drejtuar aplikimin e tij edhe tek kanceret në fazat e hershme.
Sipas Halassy, virusi i fruthit dhe një virus i stomatitit vezikular të përfshirë në vaksinë, dihet se infektojnë një lloj qelize nga e cila e ka origjinën tumori i saj.
Duke mësuar këtë, ajo ishte në gjendje të kombinonte viruset në doza perfekte dhe e përdori atë për të trajtuar veten.
Deri më tani, të dy patogjenët janë përdorur në provat klinike OVT.
Madje, virusi i fruthit është testuar kundër kancerit metastatik të gjirit.
Sipas raportit, Halassy po mbron përdorimin e OVT si linjën e parë të trajtimit për kancerin në vend të procedurave aktuale si kirurgjia, kimioterapia, terapia biologjike ose rrezatimi.
Tani, komuniteti i kërkimit mjekësor është i ndarë sa i përket vetë-trajtimit të kancerit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
The Guradian: Djali i zëvendësdrejtoreshës së CIA-s humbi jetën në Ukrainë duke luftuar për Rusinë

Hamasi paraqet vizionin e një armëpushimi në Gaza - çfarë do të përfshijë dhe a do ta pranon Izraeli?

Të paktën nëntë të vdekur në tragjedinë e Vancouverit - vetura u përplas me turmën në një festival në rrugë

Publikohen imazhet e varrit të Papa Françeskut - shoqërohet vetëm me një trëndafil të bardhë

Kina anekson një ishull pranë bazës ushtarake të Filipineve

Rritet numri i viktimave pas shpërthimit të fuqishëm në Iran

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

"Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën", Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar