Shkencëtarët thonë se dy lloje të virusit të gripit mund të jenë zhdukur

Gjatë pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, kishte aq pak transmetim të gripit sezonal sa disa lloje të virusit të gripit mund të jenë zhdukur.
Gjegjësisht, gjatë kësaj pandemie, rastet e gripit ranë në vlera historikisht të ulëta – një fenomen që ekspertët ia atribuojnë mbajtjes së maskave dhe masave të tjera paraprake në luftën kundër coronavirusit të ri.
Por çfarë është më interesante, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është fakti se të dy llojet e viruseve të gripit nuk janë shfaqur në “radarin e askujt” për një vit, që do të thotë se asnjë rast i këtyre viruseve nuk është regjistruar askund në botë, raportoi STAT.
Sidoqoftë, ekspertët nuk e dinë ende nëse këto specie janë zhdukur, por nëse po, zyrtarët mund të zgjedhin më lehtë llojet e virusit të gripit që përfshihen në vaksinën e gripit sezonal.
Gripi A dhe Gripi B
Për të shpjeguar se cilat viruse të gripit mund të jenë zhdukur, së pari duhet të kuptojmë se si klasifikohen viruset e gripit.
Dy familje të viruseve të gripit shkaktojnë grip sezonal: gripi A dhe gripi B.
Viruset e gripit A ndahen në “nëntipe” bazuar në dy proteina në sipërfaqen e tyre të njohura si hemagglutinin (H) dhe neuraminidase (N).
Aktualisht, H1N1 dhe H3N2 qarkullojnë tek njerëzit, dhe secili prej këtyre nëntipeve ndahet edhe më tej në “klasa”.
Nga ana tjetër, viruset e gripit B nuk kanë “nëntipe” ose “klasa”, por ndahen në dy linja të njohura si B/Yamagata dhe B/Victoria.
Një “klasë” e H3N2, e njohur si 3c3.A, nuk është zbuluar që nga marsi i vitit 2020. E njëjta gjë vlen për linjën B/Yamagata, sipas STAT.
“Unë mendoj se ka një shans të mirë që ata të jenë zhdukur. Por bota në fund të fundit është një vend i madh”, thotë Trevor Bedford, një biolog në Qendrën Kërkimore të Kancerit Fred Hutchinson në Seattle.
Ndërsa Florian Krammer, një virolog në Icahn School of Medicine Mount Sinai në New York, ndau mendime të ngjashme në lidhje me B/Yamagata.
“Vetëm se askush nuk e pa atë nuk do të thotë se është zhdukur plotësisht, apo jo? Por mund të jetë zhdukur”, ka thënë Krammer.
Në këtë drejtim, vlerësohet se diversiteti më i vogël midis viruseve të gripit do të ishte një gjë e mirë.
Çdo vit, shkencëtarët bëjnë vaksinën e gripit pak muaj para se sezoni i gripit të fillojë në të vërtetë duke parë se çfarë lloje po qarkullojnë në botë dhe pastaj parashikojnë se cilat lloje të gripit mund të jenë më të zakonshmet gjatë sezonit të ardhshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet