LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët po krijojnë patate që mund të përballojnë valët e të nxehtit

Shkencëtarët po krijojnë patate që mund të përballojnë valët e të nxehtit

Shkencëtarët amerikanë po zhvillojnë një lloj të ri patateje që mund t’i rezistojë valëve të nxehtësisë, me synimin për të ndihmuar në rritjen e prodhimit të kulturave bujqësore në të ardhmen, kur ndryshimet klimatike do të jenë më të theksuara.

Një grup studiuesish zhvilluan teste terreni në shtetin amerikan të Illinois dhe zbuluan se bima e modifikuar prodhoi deri në 30 për qind më shumë patate nën stres termik.

Ky sukses u arrit duke shtuar dy gjene për të modifikuar një proces të quajtur fotorespiracion, që ndihmon në përmirësimin e efikasitetit të bimës dhe lë më shumë energji për rritje më të madhe.


Autorët e studimit, i cili u publikua në revistën Global Change Biology, e përshkruan këtë hap si “një rrugë premtuese për rritjen e prodhimit në kushte të ngrohjes globale”.

Megjithatë, janë të nevojshme teste të tjera në vende të ndryshme për të konfirmuar këto rezultate në mjedise të ndryshme.

Projekti u drejtua nga Katherine Meacham-Hensold dhe përfshinte shkencëtarë nga Universiteti i Illinois (UIUC) në SHBA dhe Universiteti i Essex-it në Angli.

Meacham-Hensold tha se qëllimi i projektit është përmbushja e nevojave ushqimore në kushtet e ngrohjes globale, shkruajnë mediat.

“Duhet të prodhojmë kultura bujqësore që mund t’u rezistojnë valëve të nxehtësisë, të cilat pritet të jenë më të shpeshta dhe më intensive, nëse duam të sigurojmë nevojat ushqimore të popullatës në rajonet më të rrezikuara nga ulja e prodhimit për shkak të ngrohjes globale”, deklaroi ajo.

“Rritja me 30 për qind e masës së gomave të patates në testet tona tregon përmirësimin e procesit të fotosintezës, që i hap rrugën kulturave bujqësore të përshtatura për ndryshimet klimatike”, përfundoi shkencëtarja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky: Putini do të vdesë së shpejti

Zelensky: Putini do të vdesë së shpejti

Evropa
Kurti nuk është i vetmi – këto janë historitë e disa emrave të njohur botërorë që ‘ranë në kurthin’ e dy komedianëve rusë

Kurti nuk është i vetmi – këto janë historitë e disa emrave të njohur botërorë që ‘ranë në kurthin’ e dy komedianëve rusë

Botë
BE u kërkon qytetarëve të përgatiten për luftë me 'kompletet e mbijetesës për 72 orë' mes frikës së Luftës së Tretë Botërore

BE u kërkon qytetarëve të përgatiten për luftë me 'kompletet e mbijetesës për 72 orë' mes frikës së Luftës së Tretë Botërore

Evropa

"Gatishmëria 2030": Si po planifikon Evropa të riarmatoset dhe a mund ta përballojë atë?

Evropa
Udhëheqësi i NATO-s paralajmëron Rusinë të presë një reagim 'shkatërrues' nëse ndonjëherë sulmon Poloninë

Udhëheqësi i NATO-s paralajmëron Rusinë të presë një reagim 'shkatërrues' nëse ndonjëherë sulmon Poloninë

Botë
Koreja e Jugut thotë se Kim Jong Un ka dërguar 3000 trupa të tjera në Rusi

Koreja e Jugut thotë se Kim Jong Un ka dërguar 3000 trupa të tjera në Rusi

Evropa
Kalo në kategori