Një nga pyetjet më të shpeshta që pacientët me kancer u bëjnë mjekëve është: a do të jetë e izoluar sëmundja e tyre apo do të përhapet më tej? Një studim i kohëve të fundit, i kryer nga shkencëtarë amerikanë dhe kinezë mund të ndihmojë që shkencëtarët të marrin përgjigje.
Duke ekzaminuar materiale gjenetike nga disa lloj tumoresh kancerogjene, shkencëtarët zbuluan se prania e një proteine të veçantë në nivel të lartë, bënte që kanceret të përhapeshin brenda dy vitesh. Studimi u bë në popullatën e Azisë, ku hepatiti B dhe kanceri i mëlçisë janë të përhapur. Organizata Botërore e Shëndetësisë llogarit se në Azi kanceri i mëlçisë i shkaktuar nga hepatiti B është një nga tre shkaqet madhore të vdekjeve tek burrat dhe një shkak po aq i rëndësishëm për femrat, raporton Zëri i Amerikës.
Tek një e katërta e dy miliardë njerëzve në botë të infektuar me hepatitin B zhvillohet kanceri i mëlçisë dhe ata vdesin. Shkencëtarët nga Hong Kongu kanë studiuar mostra të qelizave kanceroze në mëlçi dhe kanë gjetur që disa qeliza përmbajnë nivel të lartë të një varianti të proteinës Karboksipeptidase E ose CPE.
Në të njëjtën kohë, shkencëtarët në Institutin Kombëtar të Shëndetit të Fëmijëve në periferi të Uashingtonit, po studiojnë proteinën CPE dhe kanë identifikuar variantin e njëjtë, të quajtur tani CPE-Delta N. Dr. Peng Loh është neuro – endokrinolog në Institutin Kombëtar.
“Ne gjetëm se ajo që ishte në qelizat kanceroze në fakt ishte forma CPE- Delta N ndaj nisëm së bashku ta studionim këtë proteinë si proteinë kanceroze”.
Shkencëtarët në Washington injektuan inde me këtë proteinë tek një kavie dhe konfirmuan se kur ishte e pranishme CPE Delta N , kishte gjasa më të mëdha që kanceri të përhapej në dy vjet.
CPE- Delta N është identifikuar dhe në kancere të kokës dhe qafës, të zorrës së trashë dhe të gjirit. Testet paraprake tregojnë se ajo mund të jetë e pranishme edhe në kancerin e tiroides.
Dr. Loh thotë se mund të jenë gjithsej 14 lloj kanceresh ku gjendet CPE- Delta N.
“Secili kancer duhet të testohet më vete, por mund të thuhet se numri i kancereve është i madh”. Shkencëtarët thonë se ky zbulim mund të çojë në ndryshimin e trajtimit klinik sidomos për pacientët që janë në fazën e parë ose të dytë të kancereve dhe që përmbajnë CPE- Delta N. “Këta pacientë janë ata që duhen ndihmuar më shumë, sepse atyre u është thënë se nuk kanë nevojë të trajtohen pas shfaqjes së sëmundjes. Nëse arrijmë të zbulojmë këto proteina, mund të shpëtojmë jetë njerëzish”.
Studimi u publikua në revistën e Vëzhgimeve Klinike.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump, gazetares afgane: Nuk po e kuptoj asnjë fjalë që po thoni
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas
Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?
Vajza palestineze i dërgon mesazh Trumpit: Pse po më detyroni të largohem nga shtëpia dhe vendi im?
Imazhe satelitore që thuhet se tregojnë Izraelin duke ndërtuar baza ushtarake në “zonën tampon” të Sirisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?