LAJMI I FUNDIT:

Shkenca: Çiftet që dehen së bashku, janë të lumtur së bashku

Shkenca: Çiftet që dehen së bashku, janë të lumtur së bashku

Siç duket është mirë t’ia shtoni një shishe verë takimit tuaj javor

Sipas një studimi të ri të publikuar në Journals of Gerontology Series B: Psychological Series, sekreti i një lidhje të gjatë dhe të lumtur mund të jetë alkooli.

Hulumtuesit kanë zbuluar se çiftet mbi moshën 50 vjeçare kanë raportuar për martesa më të mira nëse dy partnerët kishin konsumuar alkool. Nëse njëri partner kishte konsumuar ndërsa tjetri jo, atëherë raportimet kishin qenë më të larta për pakënaqësi apo mungesë lumturie në martesë, transmeton Telegrafi.


Hulumtuesit kanë anketuar 4,864 njerëz të martuar me çifte të cilët kanë qenë së bashku për një periudhë mesatare prej 33 viteve, për të zbuluar se si konsumimi i alkoolit ndikon në lidhjet e dashurisë.

Ata kishin pyetur pjesëmarrësit se sa herë brenda jave konsumojnë alkool, dhe sa shumë konsumojnë.

istockphoto

Është zbuluar se sasia e alkoolit që e konsumonin çiftet nuk ndikonte në kualitetin e lidhjeve – përderisa asnjëri nga partnerët nuk e kishte tepruar. Gjithçka kishte qenë rreth asaj se a pinin dy partnerët, apo vetëm njëri.

Prandaj, përderisa të dy konsumoni alkool – pavarësisht pijes që e zgjidhni apo sa shumë pini – mundësitë janë më të mëdha që do të keni një lidhje të lumtur.

Por, para se të filloni ta zhytni vetën në pije, është një gjë tjetër e rëndësishme që duhet ta mbani mend. Efektet e njëjta për përmirësimin e kualitetit të lidhjes i kishte edhe mos konsumimi i alkoolit nga asnjëri partner.

Pra, ose duhet të konsumoni që të dy ose asnjëri nëse dëshironi të keni një martesë të lumtur. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Një truk i vogël me skuqjen do t'ju bëjë të dukeni vite më të reja: po bëhet gjithnjë e më popullor

Një truk i vogël me skuqjen do t'ju bëjë të dukeni vite më të reja: po bëhet gjithnjë e më popullor

Grim
Katër mënyra për të lidhur një maramë në kokë gjatë pranverës dhe për të qenë elegante

Katër mënyra për të lidhur një maramë në kokë gjatë pranverës dhe për të qenë elegante

Keshilla Modë
Stili që po ‘ndez’ verën: Trendi i flokëve që rikthen magjinë e personazheve vizatimorë

Stili që po ‘ndez’ verën: Trendi i flokëve që rikthen magjinë e personazheve vizatimorë

Flokë dhe stil
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
“Nuk isha më unë” - Jennifer Grey pranon pendesën për ndërhyrjen e hundës që prishi karrierën e saj në Hollywood dhe tregon se si miqtë nuk e njohën në publik

“Nuk isha më unë” - Jennifer Grey pranon pendesën për ndërhyrjen e hundës që prishi karrierën e saj në Hollywood dhe tregon se si miqtë nuk e njohën në publik

Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

Kalo në kategori