LAJMI I FUNDIT:

“Shkëmbimi i territoreve” – çka humb dhe çka fiton Kosova?

Fillimisht, dua që të paraqesë katër fakte historike dhe aktuale prej të cilave lehtë mundemi të nxjerrim përfundimin se pse duhet të jenë vetë Shqiptarët ata që duhet të ngulin këmbë për një lëvizje serioze drejt një marrëveshje historike me fqinjin tonë verior Serbinë. Sepse të dobishëm apo të padobishëm ata i kemi fqinjë dhe kështu ishte fati që do të duhet të jetojmë me ta si fqinjë për shumë vite në vazhdim dhe ata anasjelltas me ne. As Kosova e as Serbia nuk janë ishuj të vetmuar diku në Oqeanin Paqësorë që do t’i jepte luksin e të jetuarit vetëm dhe rehat larg marrëdhënieve fqinjësore dhe konflikteve me vendet fqinje.

Rruga për në Bashkimin Evropian dhe me saktë drejt prosperitetit europerëndimor shtrohet fillimisht mbi bazat e fqinjësisë së mirë me besim reciprok mes vendeve fqinje dhe më pastaj vazhdon drejtë marrëdhënieve dhe besimit reciprok me vendet kontinentale dhe organizmat globale siç janë NATO dhe OKB.


Janë katër fakte aktuale për momentin të pakalueshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë që detyrimisht do të duhej të na nxiste të analizonim me shumë kujdes dhe me mendje të ftohët, larg nga romantizmi nacional dhe lavdia e humbur historike serbe si populli i “zgjedhur” i Zotit, idetë e fundit mbi mundësin e një korrektimi të kufijve aktual mes Kosovës dhe Serbisë.

Dikur të vendosur nga presidenti Jugosllavë Tito si vija ndarëse administrative pa karakter shtetërorë. Sot pasi kaluan shumë dekada nga ajo ndërhyrje arbitrare jugosllave kur Kosovës ju amputua pjesa lindore e saj (Lugina e Preshevës) për t’iu dhënë një zonë malore mbi Mitrovicë (Leposaviqi dhe Zubin Potoku me rrethina) , sot kur Kosova është Republikë e pavarur botërisht e njohur si e tillë, në rrugën e saj drejtë BE-së dhe botës moderne janë pikërisht këto gabime që bënë komunistët jugosllavë të Titos që po e ngadalësojnë dhe pse jo ndalojnë rrugëtimin e rehatshëm të saj drejt prosperitetit europerëndimore, është Kosova ajo që po paguan taksën më të shtrenjtë se çdo kush në rajon.

Janë populli shqiptar i Kosovës ai që po përjeton sakrificën e madhe të izolimit ndërkombëtarë politikë, kulturorë dhe sportiv, ndërsa ata që duhet dhe do të duhej të mendonin me kokë të ftohur dhe qasje realiste dhe më shumë se kaq njerëzit që udhëheqin politikën Kosovare duhet të reflektojnë politikë të mençur dhe serioze .

Fakti i parë është se Serbia asnjëherë për gati një shekull e gjysmë nuk arriti të integrojë shqiptarët brenda sistemit të vetë shtetëror. Që përfundojë me shkëputjen e Kosovës dhe pavarësinë e saj.
Fakti i dytë është se Kosova tash e 11 vite dhe tre vite pas pavarësisë nuk arriti kurrë t’i integroj serbët e veriut në sistemin shtetërorë të saj, duke krijuar kështu një zonë veriore jashtë çdo kontrolli qeveritar.
Fakti i tretë është se shqiptarët e Kosovës Lindore apo Luginës së Preshevës asnjëherë nuk arritën të pranojnë faktin se janë pjesë e shtetit Serb dhe të integrohen brenda këtij vendi me çka situata degjeneroi drejtë një lufte të armatosur për çlirim kombëtar në vitin 2001.
Fakti i fundit dhe i katërt është se Bashkimi Evropian nuk pranon bartjen e konflikteve brenda saj deri sa ky Union është rruga e vetme drejt së cilës duhet shkuar s’ka zgjidhje tjetër më të mirë për momentin.

Andaj shtrohet dilema se çfarë duhet bërë Shqiptarët për të eliminuar këto pengesa që i kanë bllokuar rrugën drejtë integrimit të plotë në familjen e kombeve botërore.

Kohët e fundit mbi horizontin mediatik dhe politikë kosovarë kanë filluar të shfaqen diplomatë, politikanë dhe analistë të karaktereve të ndryshëm që kanë filluar seriozisht të mendojnë se si duhet të ecet tutje. Janë ata që po merren me analizimin dhe komentimin e disa zgjidhjeve të ofruara nga qarqe të caktuara ndërkombëtare mbi mundësin e një korrektimi (demarkacioni kufijsh) mes Kosovës dhe Serbisë mbi bazat e korrigjimit të gabimeve të bëra nga ana e komunistëve jugosllavë gjatë vendosjes së këtyre vijave kufitare. Të njohur mirë me historinë e marrëdhënieve shqiptaro-serbe, ata e dinë mire se si dhe çfarë duhet për të ecur përpara. Ne shqiptarët kemi miq shumë në botë, fuqishëm të udhëhequra nga SHBA-të si aleati jonë më i mirë dhe i sinqertë. Dhe është pikërisht njëri nga njerëzit bartës të politikës së këtij vendi mik, Kongresmeni i njohur për mbështetjen nga shqiptarëve z.Dana Rohanbaher ai i cili morri guximin për të shtruar hapur idenë e një korrigjimi të gabimeve jugosllave në raportet serbo-shqiptare. Kjo ide sipas tij do të drejtonte shqiptarët dhe serbët drejtë përfundimit të mosmarrëveshjeve mes tyre dhe hapjen e një kapitulli të ri më miqësorë dhe me paqe të qëndrueshme.

Nuk do të merrem me analizimin e idesë dhe as me reagimet që pasuan ndaj deklaratës së njohur për domosdoshmërinë e një “shkëmbimi territori” mes Kosovës dhe Serbisë, duke ia lënë secilit të ketë mendimin e tij mbi konceptin në fjalë. Por më shumë do të doja të potencoja se çka është në gjendje Kosova të humb dhe çka fiton ajo po qe se do të pranonte të aplikonte këtë zgjidhje si defintive.

Ideja erdhi si koncept për një korrigjim të vijave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë gabimisht të quajtura si shkëmbim territori. Sepse Kosova sot nuk ka territor për të shkëmbyer pasi që ato territore që i kontrollon Kosova nuk kërkon t’i marr Qeveria në Beograd ajo shfaq interesimin e saj për legjitimimin e strukturave të saja shtetërore në veri të Kosovës apo në atë zonë që Tito ja mori dhe ja dha Kosovës pa një marrëveshje paraprake me Serbinë. Nëse Kosova do të pranonte këtë kërkesë të tillë serbe, Republika e Kosovës nuk do të humbiste asgjë më shumë se që posedon sot, pos vetëm që do të fitonte hapësirë për marrjen e krahut të saj lindor Luginën e Preshevës, një territor me peshë enorme strategjike në relacionet e reja brenda ballkanike dhe brenda evropiane.

Shtrirja e shtetit Kosovarë brenda Luginës së Preshevës asaj do t’i jepte avantazhin e pjesëmarrjes direkte në kontrollin e lidhjes së vetme tokësore mes Ballkanit Verior dhe atij Jugorë, forcimin strategjik të Kosovës dhe forcimin e saj ekonomik si pasoj e të ardhurave të mëdha nga lugina e Preshevës si zonë transiti për miliona udhëtarë që qarkullojnë ne relacionet Evropë-Azi. Vlen të përmendet se brenda vitit 2009 nëpër Luginën e Preshevës qarkulluan mbi 9 milionë mjete të vogla transporti (automobila) dhe mbi 30 mijë mjete të mëdha transporti (kamionë dhe trena me linja ndërkontinentale), që shteti serbë morri miliarda euro përfitime nga ky qarkullim masiv i pandalshëm.

Sot shteti Serbë ka të garantuara investime prej 5 miliard eurosh vetëm nga vendet e njohura si vende Danubiane, edhe atë vetëm si faza fillestare e përpunimit të projektit disa miliardash për rregullimin e lundrueshmërisë nëpër lumin Morava dhe hapjen e kanalit ujorë nëpër Luginën e Preshevës për të krijuar rrugën ujore nëpërmjet lumit Vardar drejt portit të Selanikut. Ky projekt i ndërmarr nga Konglomerati serb Danube Propeller ofron projektin e madh evropian të krijimit të linjës lundruese për lidhjen e dy porteve të mëdha evropiane Roterdamit dhe Selanikut, krijimin e një boshti të ri ekonomik për Evropën duke zvogëluar për mijëra kilometra lundrim rrugët rreth e rreth Mesdheut. Kthimi i Luginës së Preshevës brenda Kosovës do të thoshte edhe pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në këto kombinime të rëndësishme brenda evropiane, të ardhurat që do të vinin për buxhetin e varfër të Kosovës do të ishin aq të mjaftueshme sa për të eliminuar mbi 60% të problemeve të sotshme ekonomike që rëndojnë mbi këtë vend.

Pak fjalë mbi projektin e rregullimit të kanalit ujorë nëpër Luginën e Preshevës

Lugina e Preshevës dhe potencialet e saj të si zona kyçe e vendndarjes dhe vendbashkimit të dy lumenjve potencialisht të lundrueshëm, pika thelbësore e lidhjes tokësore të dy baseneve shumë të rëndësishëm, asaj të Moravës dhe Vardarit, lidhja kyçe e transportit ballkanik në drejtimin gjeografikë Jug-Veri para syve të ekspertëve të inxhinierisë së hapjes së kanaleve në botë paraqet vlerën kapitale, piken kryesore nevralgjike të projektit modern inxhinierik. Për ta kjo arterie tokësore paraqet sfidën kryesore për realizimin e idesë për lidhjen e Danubit me Egjeun dhe lidhjen e Evropës qendrore-veriore me Mesdheun dhe portet e Lindjes. Në të gjitha projektimet që janë bërë prej vitit 1973 e deri më tash, kanali ujor Morava-Vardar është klasifikuar si kanal i tipit të 4, që në tërësi do të përshtatej me kanalin Rajna-Danub-Rajna. Kjo nënkupton që të ketë thellësinë minimale 2.5 metra, gjerësinë minimale lundruese 50m dhe gjysmëpengesa në lakesë të jetë maksimalisht 350 m. Ky kanal do të mundësonte lundrimin e anijeve transportuese me peshë deri në 1.350 tonelata.

Por kjo do të krijonte edhe mundësin e ndërtimit të shumë hidrocentraleve përgjatë krejt rrugës lundruese dhe veçmas afër pendëve mbështetëse të kanalit. Këtë projekt të parët e kanë propozuar amerikanët, Eugen Herbel ja kishte dorëzuar shumë dekada më parë guvernatorit të Nju Xhersit, ish presidentit amerikan, Udrou Uillson. Deri sa Konstantin Babrovë në vitin 1961 e kishte projektuar, Presidenti Tito kishte pasur dy oferta njërën për hapjen e kanalit Morava-Vardar dhe e dyta për ndërtimin dhe rregullimin e Hidrocentralit të Gjerdapit. Tito i gjetur në situatën e pas luftës dhe kërkesave të mëdha për energjinë elektrike kishte vendosur për rregullimin e hidrocentralit të Gjerdapit duke e shtyrë për kohë të pacaktuar fillimet e punimeve për hapjen e kanalit ujorë Morava -Vardar.

Edhe në ditët e sotshme interesi amerikan vazhdon të shënojë sasinë e tij në relacion me idenë në fjalë. Blerja e “Sartidit” dhe pozicionimi i tyre tek porti danubian i Kovinjit në qytetin e Smederevës që gjeografikisht shtrihet tek pikëtakimi i Moravës së Madhe dhe Danubit aty ku lidhet Morava me Danubin, jep dëshmi mbi interesin e vjetër amerikan për hapjen dhe realizimin praktik të idesë së dikurshme gjeniale të inxhinjerit Eugen Herbel anëtar i Asociacionit të Inxhinjeris Civile të Nju Xhersit, mik i afërt me ish presidentin Udrou Uillson.

Fitorja e dytë e Kosovës do të ishte fitorja politike dhe diplomatike që aspak nuk është më e parëndësishme se e para. Sepse pasi që të rregullohej përfundimisht problemi shqiptaro-serb, Kosovës do t’i hapen dyert për të ecur me shpejtësi drejt organizmave ndërkombëtarë politikë dhe BE-së, shteti i Kosovës, sportistët e saj më nuk do të rrinin jashtë kompeticioneve serioze sportive botërore dhe vendi ynë përfundimisht do të hynte në familjen e madhe botërore.

Miku ynë Kongresmeni Rohanbaher, edhe një herë e dëshmoi sinqeritetin e tij ndaj Shqiptarëve duke na treguar mirë rrugën se çka duhet bërë e çka jo, na mbetet neve të dëgjojmë apo jo miqtë tanë të dëshmuar.