LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 5° fog

Shkëmb Manaj emërohet nënkryetar i Komunës së Prishtinës

Shkëmb Manaj emërohet nënkryetar i Komunës së Prishtinës

Shkëmb Manaj është emëruar nënkryetari i Komunës së Prishtinës.

Kështu ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

“Shkëmb Manaj, nga sot, është nënkryetar i kryeqytetit. Me një përkushtim të thellë për të mirën e qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të kryeqytetit, ai është një model i dedikimit në çdo hap të jetës së tij profesionale”, thotë Rama, transmeton Telegrafi.


Ai ka shkruar në të gjitha etapat e karrierës së tij, Shkëmb Manaj ka ruajtur integritetin e tij të palëkundur.

“Vlerat e tij familjare dhe kombëtare janë thelbësore në çdo vendim që merr, duke përfaqësuar me dinjitet dhe përkushtim qytetarët e vendit të tij. Ai vazhdon të përfaqësoj unitetin, bashkëpunimin dhe solidaritetin si themele të një shoqërie të zhvilluar dhe të qëndrueshme”, theksoi ai.

Mes tjerash ai ka shkruar se “Me punën e tij të deritanishme, ai ka ndihmuar në zhvillimin e një shoqërie ku secili ndjehet i respektuar dhe i vlerësuar”.

“Jam i sigurt se do të vazhdojë të kontribuojë dhe të përfaqësojë këto vlera edhe si nënkryetar i kryeqytetit, duke punuar për një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur për qytetarët”./Telegrafi/