Shkëlqimi në fundjavë, Gjimshiti në formacionin e javës në Serie A

Ka përfunduar xhiro e 23-të në elitën e futbollit italian Serie A, ku në program ishin dy super derbi si Milan - Inter dhe Roma - Napoli.
Të dyja kryendeshjet e kësaj jave përfunduan baras me rezultat të njëjtë 1-1.
Por gjurmë në këtë javë ka lënë kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti që shënoi gol në barzimin e Atalantës 1-1 me Torinon.
Reprezentuesi shqiptar u vlerësua me notën 8,2 nga SofaScore.
Gjimshiti është futur në formacionin e javës në Serie A së bashku me Stefan De Vrij dhe Coppolan e Veronës.
Ndërkohë në mesfushë janë Remo Freuler, Pierotti, Koopmeiners, Suslov dhe Mattia Zaccagni.
E dyshja e sulmit përbëhet nga Randal Kolo Muani dhe Nikola Krstovic. /Telegrafi/
Team of the Week provided by Sofascore

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































