LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqim Devolli takon senatorin amerikan Ted Cruz, flet për marrëdhëniet e veçanta ndërmjet dy popujve

Shkëlqim Devolli takon senatorin amerikan Ted Cruz, flet për marrëdhëniet e veçanta ndërmjet dy popujve

Njëri nga politikanët më të popullarizuar në SHBA, Ted Cruz, e ka pritur në një takim në zyrat e Senatit afaristin kosovar, Shkëlqim Devolli.

Drejtuesi i njërës prej korporatave më të mëdha në Kosovë, Devolli Corporation, i ka folur senatorit për marrëdhënien e veçantë të popullit kosovar me atë amerikan.

Gjithashtu, temë e diskutimit ka qenë edhe shtrirja e produkteve të korporatës kosovare në SHBA, me theks të veçantë te prodhimet tashmë të popullarizuara edhe në tregun amerikan – dyshekët e Comoditas.


Senatori Cruz, i cili kishte qenë në garë për ta fituar kandidaturën e republikanëve për president të SHBA-së, i ka uruar suksese të mëtutjeshme Devollit në afarizmin përtej Atlantikut.

Shkëlqim Devolli e ka vendosur qendrën logjistike dhe të distribuimit të bizneseve të “Devolli Corporation” për territorin amerikan në Texas.

Gjatë qëndrimit në SHBA, ai ditë më parë ka pasur një takim edhe me Guvernatorin e shtetit të Texasit, Greg Abbott, me të cilin ishin diskutuar temat e bashkëpunimit ekonomik SHBA – Kosovë.

Në njoftim bëhet e ditur se vitin e kaluar “Devolli Corporation” kishte arritur qarkullim të përgjithshëm prej rreth 400 milionë eurosh, prej të cilave rreth 200 milionë eksporte drejt SHBA-së.

Me mbi 4500 të punësuar, në disa njësi biznesore dhe të prodhimit, kjo korporatë është shpallur edhe si punëdhënësja më e madhe dhe tatimpaguesja më e madhe në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori