Drejtuesi i njërës prej korporatave më të mëdha në Kosovë, Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli, po e vazhdon qëndrimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është duke zhvilluar shumë takime me politikëbërës dhe sipërmarrës amerikanë.

Devolli ka takuar gjatë ditës ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, i cili ka qëndruar edhe në Kosovë sa ishte në detyrë.


Kerry, i cili sot mban postin e emisarit special të Presidentit Biden për ndryshimet klimatike, ka folur me afaristin kosovar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, kurse ky i fundit e ka falënderuar ish-sekretarin e shtetit per angazhimin e tij për Kosovën.

f6b6df75 8022 4cb0 99d5 6b253577a0f3

Gjithashtu, Shkëlqim Devolli e ka takuar edhe kryetarin e New Yorkut, Eric Adams, të cilit i ka treguar se biznesi i parë i korporatës me shtetin amerikan ka qenë hapja e Prince Coffee House në këtë qytet.

Komuniteti shqiptar i New Yorkut dhe integrimi i tyre në botën e biznesit në SHBA kanë qenë ndër temat e diskutuara në këtë takim.

0a865e8a ba6c 493e ba75 f01a4ef7202b

604b2483 ee15 438e b38e adf39a264479

Shkëlqim Devolli në fillim të javës ka takuar edhe njërin nga politikanët më të popullarizuar në SHBA, Ted Cruz, në zyrat e Senatit, si dhe Guvernatorin e shtetit të Texasit, Greg Abbott, me të cilët ishin diskutuar temat e bashkëpunimit ekonomik SHBA - Kosovë.

Senatori Cruz, i cili kishte qenë në garë për ta fituar kandidaturën e republikanëve për president të SHBA-së, i ka uruar suksese të mëtutjeshme Devollit në afarizmin përtej Atlantikut.

1d092289 8477 43bb b5bf d314c0954ce6

Shkëlqim Devolli ka vendosur qendrën logjistike dhe të distribuimit të bizneseve të Devolli Corporation për territorin amerikan në Texas.

Vitin e kaluar, Devolli Corporation kishte arritur qarkullim të përgjithshëm prej rreth 400 milionë eurosh, prej të cilave rreth 200 milionë eksporte drejt SHBA-së. Me mbi 4500 të punësuar në disa njësi biznesore dhe të prodhimit, kjo korporatë është shpallur edhe si

4147631e ef69 42c3 b6d8 0052ea673af4