Shkëlqejnë “makazze” dhe “iM”, NaVi triumfon edhe ndaj paIN

NaVi ka regjistruar edhe fitoren e dytë në fazën e tretë të CS2 Majorit që po zhvillohet në Budapest.
NaVi shënoi fitore të lehtë ndaj skuadrës braziliane paIN me rezultat 13:8.
Rumuni “iM” ishte më i dalluari me plot 19 eliminime, ndërsa vlerësim tepër të lartë kishte edhe Drin “makazze” Shaqiri me plot 17 eliminime.
NAVI push paiN to the brink of elimination pic.twitter.com/8AaCpwqd5j
— HLTV.org (@HLTVorg) December 5, 2025
Kësisoj, NaVi ka nevojë edhe për një fitore që të avancojë në fazën e eliminimit direkt, ndërsa kundërshtarët e mundshëm janë Mongolz, Falcons, Vitality, G2 në rast që humb nga Furia si dhe humbësi i përballjes Mouz – Spirit.
Kundërshtari do të mësohet pasi të zhvillohen të gjitha ndeshjet, kurse do të luajnë të shtunën./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































