Punimet për rikonstruktimin e Bit Pazar vazhdojnë të zvarriten. Ekrem Dolek, kryetari i Odës së tregtarëve tha se termini për përfundimin e punimeve në fazën e parë është shkelur për rreth 4,5 muaj dhe punët në terren ende nuk janë në përfundim. Faza e parë e rikonstruktimit që përfshinë sektorin 7 dhe 8 duhej të përfundonte që në muajin korrik. Ai tha se Oda e tregtarëve nuk mund të bëjë presion mbi investitorin që të përshpejtojë punët në terren por këtë gjë duhet ta bëjë komuna.
“Ka vonesa edhe goxha të madhe. Afati të cilën e pati përcaktuar vet investitori “Skopski Pazar” ishte që këto dy rajone 7 dhe 8 në Bit Pazar të kryhen për 3 muaj maksimum 4. Ky 4 mujorësh është shkelur prej muajit prill. Në këtë rast “Skopski Pazar” i shpalos arsyetimet e veta se për se behët kjo vonesë, gjë që është edhe reale, pra kishin probleme me terrenin i cili doli jo stabil për karakterin e këtij ndërtimi.1.43 Më habit fakti i përgjegjësisë së komunës se Çairit, por nuk mund ta amnistojmë nga përgjegjësia edhe Qytetin e Shkupit”, tha Ekrem Dolek, kryetar i shoqatave të tregtarëve.
Tregtarët thonë se ky investim është më se i nevojshëm sepse ky treg është ndër kryesorët në qytet, por shprehen pesimist për mbarimin e shpejtë të punimeve në terren edhe pse së fundmi kanë vërejtur përshpejtim të punimeve.
“Kohët e fundit kanë punuar rregullisht, me herët ka pasur vonesë dhe ndërprerje dhe nuk kanë punuar në vazhdimësi. Nuk e di çka të them në përgjithësi ka vonesa. Sa vite tregu jonë është kështu në këtë gjendje dhe nuk i ka ngjarë aspak. Me doemos se ka pengesa, ka zhurmë. Mund të ketë vonesa edhe më shumë por përsëri është mirë me etapa edhe ndërtohet, edhe funksion tregu”.
“Kanë filluar të punojnë për çdo ditë dhe mirë po shkon, na kanë premtuar që për 20 ditë do të na kthejnë sërish ku ishim. Kjo është shumë mirë ne e kemi pritur këtë për 20 vite. Kanë penguar pak sepse është ngushtuar hapësira por prapë ne shesim këtu në shi dhe borë ftohtë dhe besoj se tash do të jetë më mirë për ne”.
Nga Komuna e Çairit lidhur me projektin e Bit Pazarit, thonë se kanë kërkuar nga “Skopski Pazar” raport për dinamikën e punimeve. Sipas komunës investitori “Skopski Pazar” me premtimin që u ka dhënë tregtarëve po sillet më neglizhencë ndaj kësaj çështje.
“Duke e pasur parasysh rregullativën ligjore, përcjellja e dinamikës së punës është përgjegjësi e investitorit i cili ka marrë lejen për ndërtim dhe ka obligim ligjor të ndërmarrë masa ndaj realizuesit të punimeve të cilin e ka caktuar. Komuna e Çairit edhe përkundër kufizimit veprues nga neni 68 i Ligjit për ndërtim që ka të bëjë me afatin e realizimit të punëve pas dhënies së lejes, ka kërkuar nga investitori raportin për dinamikën e punës dhe përshpejtimin e punimeve pasi projekti në fjalë është tepër i rëndësishëm për tregtarët dhe qytetarët që gravitojnë në këtë zonë”, thonë nga Komuna e Çairit.
Nga Skopski Pazar nuk pranojnë se ka vonesa dhe se punimet po ecin me dinamikën e pritur. Nga aty shtojnë se ky investim është me interes për të gjithë dhe se përfundimi sa më shpejtë i projektit është në dobi të të gjithëve.
“Projekti për rikonstruktimin e Bit Pazarit është investim kapital dhe shumë domethënës. Realizimi i shpejtë i tij është në interes të të gjithë palëve të kyçur në projekt. Ju informojmë se intensivisht po punohet në realizimin e këtij projekti. Po punohet me dinamikë dhe aktivitetet po kryhen në bazë të afateve të caktuara kohore dhe planit projektues”, thonë nga ndërmarrja “Skopski Pazar”.
Pas përfundimit të fazës së parë të sektorit 7 dhe 8 priten të fillojnë punimet me sektorin 5 dhe 6. Sipas zotimit të investitorit Skopski Pazar që në fillim i gjithi projekti i rikonstruktimin të tregut Bit pazar duhet të përfundojë për 12 ose maksimum 14 muaj./Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës