Burimi i ujit mineral në Poklek të Drenasit, i cili është shfrytëzuar me shekuj si ujë shërues, ka disa vite që nuk e kryen këtë funksion. Kjo pasi ai u kontaminua nga rrjedhja e ujërave të zeza, për shkak se kanalizimet në këtë fshat nuk u punuan si duhet.
77 vjeçari Rrahman Muqolli nga Pokleku i Drenasit, tregon se si me ujin shërues të këtij burimi, furnizohej i gjithë fshati, dhe me gjerë.
“Ky burim ka shërbyer për shumë fshatra për të pirë kafshët, për shërimin e njerëzve. Një mjek i fshatit na ka treguar se ky ujë ka qenë shërues për lëkurë, lukth etj. Kanë ardhur njerëzit nga Peja e Prishtina për ta përdorur si ujë shërues”, tregon për RTV Dukagjinin Rrahman Muqolli.
Por, ka vite që këtë ujë nuk mund ta pinë as kafshët, prej kur ndërtimet e kanalizimeve nuk u kryen si duhet, shton Muqolli.
“Komuna i ka ndarë 35 mije euro për ta pastruar këtë burim e ujërat e zeza për t’i dërguar në rekë, por kompania që ka marrë për t’i kryer punimet ka keqpërdorë fondet”, shprehet më tej i moshuari.
Milaim Ferizi thotë se dikur, nga ky ujë gjeten shërim shumë njerëz.
“Babai im ka shkuar te mjeku, ai i ka thënë ke të thatë. Dikush i ka thënë se duhet të pijë ujë të tharbët. Babi ka ardhur këtu dhe ka pirë ujë, dhe pas tre muajve kur ka shkuar te mjeku s’ka pas asgjë. Është befasuar edhe mjeku. Kur i ka treguar se ka pirë këtë ujë, mjeku i ka thënë se ai të ka shëruar”, tregon banori Milaim Ferizi.
Zëdhënësi i komunës së Drenasit, Bekim Dobra, përmes telefonit tha se kanalizimi në lagjet përreth burimit te ujit është ndërtuar në vitin 2016 . Shtoi se banorët nuk janë ankuar që uji po kontaminohet. Sipas tij, posa të marrin ankesë nga përfaqësues të fshatit, do të intervenojnë menjëherë, pasi ekziston projekti më buxhet të ndarë, për sanimin e defekteve në kanalizime. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Kurti: Jemi në proces të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve edhe me Kanadanë dhe Turqinë

Vdes një foshnje në Skenderaj derisa ishte në gjumë – policia nis hetimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe