LAJMI I FUNDIT:

Shkatërrohet banda e grabitësve në Spanjë, arrestohet shqiptari i dënuar për vrasje

Shkatërrohet banda e grabitësve në Spanjë, arrestohet shqiptari i dënuar për vrasje

Garda Civile ka shkatërruar një bandë që kishte grabitur një disa shtëpi në Mallorca. Agjentët kanë arrestuar tre persona me origjinë shqiptare, bullgare dhe marokene dhe kanë gjetur një kasafortë të vjedhur nga një shtëpi në Marratxí, 50 orë dhe xhevahire të shumta.

Të dyshuarit janë sjellë para drejtësisë këtë të premte. Njëri prej tyre kishte vuajtur një dënim me 17 vjet burg për vrasjen me thikë të një burri në Londër në vitin 2004.

Kriminelët kryen grabitje në shtëpi në Marratxí, Port d’Andratx, Palma, Calvià dhe Cala Rajada, ndër vende të tjera. Grupi kryente grabitje në shtëpi të banuara dhe griste kasaforta nga muri. Më 27 nëntor, në lagjen Son Ramonell të Marratxí, hajdutët morën orë, para, bizhuteri dhe sende të tjera personale.


Sipas medias spanjolle shqiptari të cilit i është ndaluar hyrja në disa vende evropiane për incidente të ngjashme, kaloi 17 vjet burg për vrasjen me thikë të bashkëatdhetarit të tij në një festë me 400 të ftuar në veri të Londrës. Grupi i shpërbërë, sipas Gardës Civile, “kishte planifikuar në mënyrë të përsosur një fushatë grabitjesh për Krishtlindje” në shtëpitë në Mallorca, duke përfituar nga udhëtimet e pronarëve në këto data.

Hetuesit kanë gjetur një kasafortë të vjedhur në Marratxí, si dhe 50 ora, bizhuteri të shumta, telefona celularë dhe rreth 3500 euro para në dorë . Efektet janë njohur praktikisht në tërësinë e tyre nga ankuesit që shkuan në Komandën e Palmës për t’i rikuperuar ato./Euronews Albania

Në trend Lajme

Më shumë
Zv.ministri Raka ngrit alarmin për ndërtimin e çerdhes në Kaçanik: Fëmijët rrezikohen nga shembja e murit

Zv.ministri Raka ngrit alarmin për ndërtimin e çerdhes në Kaçanik: Fëmijët rrezikohen nga shembja e murit

Lajme
Përgatitja e sallës dhe instrumenteve për operacion, sterilizimi i ajrit e përgatitja e pacientëve – rrëfimi i instrumentarës shëndetësore Igballe Cakolli

Përgatitja e sallës dhe instrumenteve për operacion, sterilizimi i ajrit e përgatitja e pacientëve – rrëfimi i instrumentarës shëndetësore Igballe Cakolli

Shëndetësi
Pas shpërthimit në objektin e postës në Zveçan, banorët janë evakuuar për një kohë

Pas shpërthimit në objektin e postës në Zveçan, banorët janë evakuuar për një kohë

Siguri
Shpërthimi te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, Policia jep detaje

Shpërthimi te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, Policia jep detaje

Lajme
Vodhën 10 mijë euro dhe derivate nafte – policia arreston në flagrancë tre persona në Ferizaj, mes tyre një i mitur

Vodhën 10 mijë euro dhe derivate nafte – policia arreston në flagrancë tre persona në Ferizaj, mes tyre një i mitur

Kronika e Zezë
Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Kalo në kategori