Sulmuesi i Hoffenhaim, Andrej Kramaric e ka përfunduar në mënyrën më të mirë këtë sezon në Bundesligë, ku në ndeshja ndaj Borussia Dortmund arriti të shënojë katër gola në vetëm 50 mintua. 

Kroati hapi rezultatin në minutën e tetë në “Signal Iduna Park”, para se të shënonte golin e dytë pas gjysme ore.


Në fillimin e pjesës së dytë, ai shënoi edhe dy të tjera, ky përfshirët edhe një penallti.

Kjo penallti është gjuajtur nga ai pa shikuar fare drejt portës.

Sulmuesi kroat është bërë lojtari i parë në histori të Bundeligës që ka arritur t’i shënojë Dortmundit katër gola në shtëpinë e tyre.

Kramaric kishte lënë Leicester Cityn pasi aventura në Angli nuk i ka ecur mirë, ndërsa në Gjermani kishte një lëndim shumë serioz.

29-vjeçari e ka përfunduar sezonin me shifra mjaft mbresëlënëse, ku ka shënuar 12 golash në 19 paraqitje në Bundesligë. /Telegrafi/

telegrafi sport app