LAJMI I FUNDIT:

Shkaku i coronavirusit, gati 60 mijë viktima brenda një muaji në Kinë

Shkaku i coronavirusit, gati 60 mijë viktima brenda një muaji në Kinë

Kina njoftoi sot se rreth 60 mijë njerëz vdiqën në spitale brenda një muaji, pasi u hoqën masat epidemiologjike, vdekjet e të cilëve lidhen me COVID-19.

“Midis 8 dhjetorit dhe 12 janarit, 59,930 njerëz vdiqën”, u tha gazetarëve zyrtari i Komisionit Kombëtar të Shëndetit, Jiao Yahui.

Kjo listë nuk përfshin ata që vdiqën jashtë institucioneve mjekësore, raporton financialtimes.


Të shtruarat në spital për shkak të coronavirusit kanë arritur kulmin në shtetin kinez, por tani numri i pacientëve që po trajtohen në spitale ka filluar të bie.

“Në përgjithësi në të gjithë vendin, numri i njerëzve që arrijnë në klinika ka qenë në rënie pasi kanë arritur një kulm, si në qytete ashtu edhe në zonat rurale”, pohoi Jiao.

Ndryshe, Kina ditë parë ka njoftuar se deri më tani mbi 900 milionë banorë janë infektuar së paku njëherë me coronavirus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori