LAJMI I FUNDIT:

I shkaktoi lëndime trupore gruas, policia arreston të dyshuarin nga Ferizaj

I shkaktoi lëndime trupore gruas, policia arreston të dyshuarin nga Ferizaj
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

I njëjti kishte qenë në arrati.

“Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me datën 31.05.2021,kishte trajtuar një rast dhunë në familje. Në lidhje me këtë, kishte intervistuar viktimën me inicialet M.F (F/SH/SH) 33 vjeçare , ngaqë bashkëshorti i sajë, me inicialet R.GJ (M/SH/K) 38 vjeçar, e kishte sulmuar, duke i shkaktuar kështu edhe lëndime trupore, për shkak të disa mosmarrëveshjeve që kishin mes vete. Meqë, rasti ishte raportuar në polici , i dyshuari ishte arratisur dhe nuk është paraqitur në polici .


Policia, nga rajoni i Ferizajt, kishte marr veprimet e duhura policore dhe të njëjtin e ka futur në ‘’Stop listë’’ dhe me datën 08.07.2021, rreth orës 18:50, i dyshuari i cili ishte nën kërkim policor, është ndaluar në pikë kalimin kufitar në Vërmicë”, thuhet në njoftim.

Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarin për dhunë në familje dhe me vendim të Prokurorit, nga Prokuroria Themelore e Ferizajt , i njëjti është ndaluar për 48 orë. Rasti mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori