LAJMI I FUNDIT:

I shkaktoi lëndime trupore djalit dhe vëllait, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Malisheva

I shkaktoi lëndime trupore djalit dhe vëllait, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Malisheva
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente, ndaj të pandehurit V.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”, dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria njofton se, më 18 korrik 2022 , në Komunën e Malishevës, konkretisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri V.B., me dashje i shkakton lëndime trupore të dëmtuarit, djalit të tij, E.B. Pas një mos marrëveshje paraprake që kishin në mes tyre, i pandehuri fillon qe ti bërtasë djalit të tij, më pastaj revoltohet dhe e sulmon fizikisht te dëmtuarin duke e goditur me shuplaka ne kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore.

“Me këto veprime ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupore” nga neni 185 paragrafi 1 të KPRK-së. Gjithashtu, me datë, kohë e vend të njëjtë, me dashje i shkakton lëndime të rënda trupore të dëmtuarit, vëllait të tij, I. B”, thuhet në njoftim.


I dëmtuari I.B., pasi vëren te pandehurin duke e goditur djalin e tij, ndërhyn për ti ndarë, por i pandehuri revoltohet dhe e merr një mjet të fortë dhe me të e sulmon fizikisht, duke e goditur në kokë, në shpinë, në duar dhe në pjesë të tjera te trupit, me ç ‘rast te dëmtuarit i shkakton lëndime të rënda trupore.

Me këto veprime ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 186 paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1, nënparagrafin.1.3 të KPRK-së.

“Prokurori i rastit ndaj të pandehurit V.B., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 18 korrik 2022”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Kalo në kategori