Shkaktarët, simptomat dhe gjithçka tjetër që duhet të dini për sulmet e zemrës
Sulmi në zemër zakonisht ndodh kur një rrjedhë e gjakut e mbushur me oksigjen drejt një seksioni të muskulit të zemrës papritmas bllokohet dhe zemra nuk mund të furnizohet me oksigjen. Nëse ky qarkullim i gjakut drejt muskujve të zemrës nuk rikthehet menjëherë, ai fillon të vdes.
Sulmet e zemrës më së shpeshti ndodhin si rezultat i sëmundjeve koronare të zemrës. Kjo sëmundje është kur substanca të ndryshme fillojnë të krijohen brenda artereve koronare të cilat e furnizojnë zemrën me gjak, transmeton Telegrafi.
Mos prisni – Kërkoni ndihmë MENJËHERË
Reagimi i menjëhershëm pas vërejtjes së simptomave të sulmit të zemrës mund t’jua shpëtojë jetën dhe ta kufizojë dëmin që mund t’i shkaktohet zemrës.
Shumë njerëz nuk janë të sigurt se çfarë po ndodhë dhe nuk i dinë saktësisht simptomat e zemrës. Këto janë disa nga simptomat më të zakonshme të sulmit të zemrës:
– Dhimbje në gjoks. Shumica e sulmeve të zemrës përfshijnë dhimbje në qendër ose në anën e majtë të gjoksit. Përveç dhembjes, ju mund të ndjeni edhe parehati, e cila vjen e rikthehet.
- Parehati në pjesën e epërme të trupit. Mund të vëreni dhimbje apo parehati në njërën apo dy duart, në shpinë, kraharor, qafë, mjekër apo në pjesën e epërme të stomakut (menjëherë përmbi kërthizë).
– Probleme me frymëmarrje. Kjo mund të jetë edhe e vetmja simptomë, ose mund të shfaqet para ose bashkë me dhimbjen në gjoks.
Simptomat tjera të sulmit të zemrës përfshijnë:
– Djersitje e ftohtë
– Lodhje e pashpjegueshme
– Marramendje, etj.
Shkaktarët kryesorë të sulmeve të zemrës
Ndër shkaktarët kryesorë të sulmeve të zemrës, përfshihen:
– Kequshqyerja për vite të tëra
– Përdorimi i drogave të caktuara, si kokaina
– Stresi emocional apo dhimbja
– Ekspozimi ndaj të ftohtit ekstrem
– Pirja e duhanit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?