Reshjet e dendura të shiut që goditën disa rajone në Kosovë, kanë përfshirë edhe Komunën e Deçanit.
Si pasojë e këtyre reshjeve janë shkaktuar përmbytje të mëdha në fshatin Pobergjë.
Banorët e fshatit janë përballur me vështirësi të mëdha pasi rrugët dhe pronat e tyre u mbuluan nga uji. Nuk dihet ende nëse janë shkaktuar dëme në shtëpi, bujqësi dhe infrastrukturë.
Edhe në disa komuna tjera është raportuar edhe për reshje breshëri, ku ka shkaktuar dëme në kulturat bujqësore. /Telegrafi/