LAJMI I FUNDIT:

Shitjet e PC-ve, laptopëve dhe tabletëve kanë rënë për 13% në TM1

Shitjet e PC-ve, laptopëve dhe tabletëve kanë rënë për 13% në TM1

Industria konsumit elektronik ka marrë “një grusht në fytyrë” gjatë tre muajve të parë të këtij viti.

Sipas raportit të fundit nga firma e kërkimeve të tregut Canalys thuhet se dërgesat e pajisjeve të kompjuterëve personal  – duke përfshirë kompjuerët desktop, laptopët, pajisjet All-in-One, dhe tabletët) arritën në 101 milionë njësi në tremujorin e parë të vitit 2016.

Kjo paraqet një rënie prej 13 për qind nga e njëjta periudhë e një viti më parë – që është volumi më i ulët që prej tremujorit të dytë të vitit 2011.


Apple është ende lider i përgjithshëm në dërgesa, por edhe kompania amerikane ka parë rënie të vëllimit të saj në njësi për 17 për qind, duke e përmbyllur këtë periudhe me 14 milionë njësi të shitura.

Vetëm pajisjet e kategorisë All-In-One u rritën për 13 për qind.