LAJMI I FUNDIT:

Shisnin drogë në afërsi të lokaleve të natës në Tiranë, arrestohen tetë persona

Shisnin drogë në afërsi të lokaleve të natës në Tiranë, arrestohen tetë persona

Tetë persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempulli”.

Policia bëri me dije se gjatë kontrolleve fizike dhe të automjeteve të këtyre shtetasve, u gjetën rreth 160 doza me lëndë narkotike kokainë, dhjetëra doza kanabisi dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Si rezultat i operacionit u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: K. B., 33 vjeç, O. I., 18 vjeç, H. Gj., 19 vjeç, A. D., 42 vjeç, dhe E. K., 35 vjeç, E. Z., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës 17 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.


Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në afërsi të lokaleve të natës të ndryshme në Tiranë.

Rreth 160 doza lënde narkotike kokainë, dhjetëra doza kanabisi, e shuma të ndryshme parash u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./euronewsalbania/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Lajme
U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori