Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta godasin qytetin argjentinas, të paktën 13 të vdekur

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën në Argjentinë, pasi shirat e rrëmbyeshëm prekën vendin në Amerikën e Jugut.
Federico Susbielles, kryetar i qytetit Bahia Blanca, ka konfirmuar numrin e të vdekurve në profilin e tij në X, transmeton Telegrafi.
Ky qytet gjendet në afërsi të Buenos Airesit, dhe konsiderohet si rajoni që është goditur më së rëndi nga moti i ligë.
Në kumtesën e zyrës së presidentit të vendit Javier Milei, është shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.
Në anën tjetër i është bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, për shkak të erërave që po fryjnë më shpejtësi prej 150 kilometra në orë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/12/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































