LAJMI I FUNDIT:

Shilegov: Trajanovski përsëri i papërgatitur për ballafaqim me sfidat e ndotjes

Shilegov: Trajanovski përsëri i papërgatitur për ballafaqim me sfidat e ndotjes

Në konferencën e sotme për shtyp, nënkryetari i LSDM-së, Petre Shilegov tha se sikur në vitet e kaluara, ashtu edhe këtë vit, kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski përsëri pret ditët e vjeshtës dhe dimrit plotësisht i papërgatitur për ballafaqim me ndotjen e cila është në nivel kritik në këtë periudhë të vitit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Edhe përkundër premtimeve të shumta, qeverisja e qytetit nuk bëri asgjë për uljen e nivelit të grimcave PM të ajrit në Shkup dhe lejon që të gjithë ne të helmohemi nga ndotja e ajrit. Shkupit i duhet një strategji urgjente për ajër të pastër dhe cilësor. Për këtë, pas fitores në zgjedhjet lokale, si qeverisje e re e qytetit do të ndërmarrim një sërë masash kategorike dhe afatgjata për uljen e ndotjes në Shkup”, tha Shilegov.

Ai shtoi se në plan të parë do të jetë mbrojtja dhe shtimi i parqeve, drunjve dhe të gjitha hapësirave të gjelbërta të qytetit, duke thënë se përqindja e gjelbërimit në qytet duhet të shtohet në mënyrë drastike, në veçanti në pjesët qendrore të qytetit, gjë që do të ndihmohet nga inspektorati kujdestar që planifikon ta krijojë për punë të pandërprerë në këtë drejtim./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori