LAJMI I FUNDIT:

Shifrat ‘e çmendura’ të parave që do të fitojnë Jake Paul dhe Mike Tyson nga dueli që do të zhvillojnë

Shifrat ‘e çmendura’ të parave që do të fitojnë Jake Paul dhe Mike Tyson nga dueli që do të zhvillojnë

Mike Tyson dhe Jake Paul janë duke bërë përgatitjet e fundit para duelit që do të zhvillojnë, në atë që premton të jetë një ndër duelet më të mëdha të vitit.

Ky duel natyrisht ka ndarë opinionin në dy tabore, teksa një pjesë e tifozëve kanë shprehur shqetësimet e tyre për sigurinë e legjendës Tyson.

Sidoqoftë, ish-kampioni i peshave të rënda bë boks i është përgjigjur kritikëve të këtij dueli, duke pretenduar se ata janë ‘xheloz’ për shkak të interesimit të madh që ky event ka gjeneruar.


Sa do të fitojnë Tyson dhe Paul nga ky duel që do të zhvillojnë?

Teksa shifra e saktë e parave që do të fitojnë nuk është zbuluar ende publikisht, Paul ka thënë në të kaluarën se ai beson që dueli me Tyson mund të gjenerojë rreth 300 milionë euro.

“Unë bëj shaka me miqtë e mi për këtë. Kjo është një ngjarje prej 300 milionë eurosh. Kështu që, Mike nëse po e sheh këtë le ta bëjmë. Gjenerata e re kundër gjeneratës së vjetër. Mendoj se është diçka që fansat duan ta shohin”, ka thënë Paul.

Ndërsa vlerësimi i Paul mund të jetë shumë ambicioz, legjenda e UFC-së, Henry Cejudo, kishte pretenduar se Tyson mund të fitojë 20 milionë euro nga ky duel.

Sa kushton për ta përcjellur këtë duel?

Tyson vs Paul do të jetë ngjarja kryesore e kartës që do të transmetohet ekskluzivisht në Netflix, në një kanal tipik ‘pay-per-view’.

Sidoqoftë, një abonim me pagesë në Netflix do të kërkohet për të percjellur duelin. Një plan standard i abonimit në Mbretërinë e Bashkuar kushton rreth 11 euro në muaj./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kush është më afër fitimit të Topit të Artë për momentin? Krahasohen statistikat e Salah me ato të Raphinhas

Kush është më afër fitimit të Topit të Artë për momentin? Krahasohen statistikat e Salah me ato të Raphinhas

Ndërkombëtare
Tifozët e Liverpoolit zbulojnë se çfarë bëri Jarell Quansah pas fitores ndaj PSG-së dhe kjo flet shumë

Tifozët e Liverpoolit zbulojnë se çfarë bëri Jarell Quansah pas fitores ndaj PSG-së dhe kjo flet shumë

Liga e Kampionëve
Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
Kalo në kategori