SHGM, SSNM dhe CMEM: Kundër zgjidhjeve të nxituara për financimin e mediave
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Mediatik (SPGPM) dhe Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (CMEM) besojnë se qeveria duhet të përmbahet nga zgjidhjet e nxituara dhe jo të menduara mirë në fushën e mediave, veçanërisht në periudhën parazgjedhore.
Kriza ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi ndikon në fuqinë financiare të mediave në përgjithësi dhe kjo është arsyeja pse qeveria duhet të shterojë të gjitha mundësitë e tjera të mbështetjes së mediave para se të marrë në konsideratë ndonjë ndihmë të drejtpërdrejtë financiare.
Në këtë drejtim, propozojmë që Qeveria t’i lirojë televizionet dhe radiot nga obligimet e shumta ndaj shtetit, para së gjithash nga obligimet ndaj AShMAA-së dhe Agjencisë së Komunikimeve Elektronike në mënyrë që të ndihmojë punën e tyre në kohë të krizës. Për më tepër, duhet të bëhet një analizë për lehtësime të reja lineare të taksave për mediat tradicionale, por edhe atyre online sepse në këtë mënyrë qeveria do të demonstrojë që kujdeset që mediat të kenë kushte të volitshme për të funksionuar në kohë krize, dhe në të njëjtën kohë do të shmang selektivitetin në mbështetjen e tyre.
Nga ana tjetër, nëse kriza në përmbajtjet programore të mediave, që ekziston edhe para koronavirusit, ende nuk tregon shenja të rimëkëmbjes, ne besojmë se në të ardhmen, qeveria do të duhet të marrë në konsideratë krijimin e mbështetjes së përkohshme për projekte mediatike inovative dhe kreative, pra produkte që janë në interes të publikut, për të gjitha mediat, që do të ndihmojë për të përmirësuar cilësinë e programeve, si dhe gjendjen ekonomike të gazetarëve.
Për të përcaktuar kriteret dhe gjithëpërfshirjen në procesin e krijimit të modelit që duhet të plotësojë standardet e BE-së, do të duhet që ky proces të kalojë një debat të gjerë me përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara. Menjëherë pas konstituimit, Kuvendi do të duhet të miratojë një zgjidhje ligjore me konsensus më të gjerë për këtë temë që është jashtëzakonisht e rëndësishme.
Një aspekt i rëndësishëm i këtij lloji të mbështetjes financiare është se të gjitha mediat e interesuara do të munden të aplikojnë. Paralajmërojmë se këto financa nuk guxojnë të prishin tregun e mediave ose të krijojnë kushte për ndikime të reja. Prandaj, vëllimi i tyre duhet të jetë i kufizuar.
Përveç kësaj, do të duhet të ketë garanci se këto mjete do të përdoren për të përmirësuar pozitën socio-ekonomik të gazetarëve dhe punonjësve mediatik dhe për të krijuar përmbajtje cilësore që janë me interes publik.
SHGM, SPGPM dhe CMEM dhe organizatat partnere mediatike dhe gazetareske në periudhën që vjen do të kërkojnë ndihmë nga partnerët tanë strategjikë si Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve, Federata Evropiane e Gazetarëve, Delegacioni i BE-së në Shkup, Ambasada e SHBA-së dhe Misioni i OSBE-së në Shkup për të ndarë përvojat dhe praktikat e tyre pozitive, për të shërbyer si një drejtim në debatin e gjerë publik, pas zgjedhjeve, për të ardhur deri tek zgjidhjet më të mira./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përmbyset kamioni me tulla, trafik i rënduar në autostradën Lushnje-Fier
I bllokohet arma në një poligon të Novobërdës, por më pas aksidentalisht i shkrepi arma duke qëlluar një zyrtar policor
BDI: Përjashtimi i shqiptarëve nga bordet shëndetësore është goditja e radhës
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës