Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka reaguar ndaj ndryshimeve të fundit të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (SHMAA) dhe të Kodit Zgjedhor të cilët më 04 shkurt të vitit 2019-të u miratuan në procedurë të shkurtuar nga Kuvendi duke mos u konsultuar me bashkësinë gazetareske.
Nga SHGM thonë se ndryshimet e Ligjit për SHMAA që i referohen nenit 102 në pjesën e ndalimeve të reklamimit mundësojnë që institucionet publike në nivel qendror dhe lokal të vazhdojnë t’i financojnë radiodifuzerët në rast se me ato kanë nënshkruar kontrata për bashkëpunim që vlejnë edhe pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Kjo lë hapësirë, që ky nen i ligjit lehtë të abuzohet dhe në të ardhmen t’u paguhen mediave para publike pavarësisht nga ndalimi deklarativ i tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Rikujtojmë se për të njëjtin nen të ligjit, me ndryshimet nga 31.12.2018, Shoqata gjithashtu kishte kritika shkaku se sipas definicionit të ri institucionet publike nuk duhej të planifikojnë fonde për mediat private, por jo edhe të ketë ndalesë strikte për shpenzimin e parave publike në media. Në këtë mënyrë është lënë hapësirë që të vazhdojë lidhja klientelistike mes pushtetit qendror dhe lokal dhe mediat, posaçërisht duke pasur parasysh se nuk parashihet dënim për shkelje të këtij neni”.
“Ndryshimet e fundit, vërtetojnë dyshimet e SHGM-së se Qeveria edhe më tutje dëshiron t’i financojë radiodifuzerët privat pa kurrfarë kritere, gjë që sjell në pyetje pavarësinë e politikës editoriale të këtyre mediave”.
Rikujtojmë se edhe Kodi Zgjedhor në pjesën e fushatave zgjedhore, parasheh që fushatat politike të paguhen në mediat private drejtpërdrejtë nga buxheti i Republikës së Maqedonisë. Qëndrimi i SHGM-së është konzistent dhe i qartë, se përderisa me para publike paguhen fushata të partive politike, cenohet pavarësia e mediave dhe mënyra se si ato do të paraqesin kandidatët para publikut gjatë fushatave zgjedhore, ndërsa kjo mund të ndikojë edhe në rezultatet e zgjedhjeve.
“Njëkohësisht, SHGM përshëndet ndryshimet në Kodin Zgjedhor që kanë të bëjnë me mediat online ku Komisionit Shtetëror Zgjedhor i është hequr detyra për të monitoruar punën e mediave online gjatë fushatave zgjedhore. Këto ndryshime janë në pajtim me rekomandimet e mëhershme të SHGM-së, por edhe me ato të Këshillit të Evropës, sipas të cilëve nuk ekziston metodologji me të cilën shteti mund të vlerësojë a raportojnë në mënyrë (jo)profesionale mediat online gjatë proceseve zgjedhore”, thuhet në deklaratën e SHGM-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?