LAJMI I FUNDIT:

SHGM kërkon të miratohen amendamentet për siguri më të madhe të gazetarëve në Maqedoni

SHGM kërkon të miratohen amendamentet për siguri më të madhe të gazetarëve në Maqedoni

Me rastin e Ditës ndërkombëtare për ndërprerjen e mosndëshkimit për sulmet ndaj gazetarëve dhe punëtorëve mediatikë, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e pavarur dolën para Kuvendit me thirrje për miratimin e amendamenteve të Kodit penal për të mundësuar siguri më të madhe për gazetarët dhe të punësuarit e tjerë në mediat.

“Tani më shumë se kurrë, sulmi ndaj gazetarëve duhet të trajtohet si sulm ndaj personit zyrtar. Është koha që të bëhet ndonjë lëvizje në këtë drejtim. Në kushte kur gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët janë në rrezik të sulmeve dhe kërcënimeve për jetën e tyre, Kuvendi duhet të tregojë se siguria e gazetarëve është parakusht që ta bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale, e jo vetëm që ta rrisë sigurinë e tyre por edhe ta arrijë qëllimin e këtij profesioni, informimi i pandërprerë dhe me kohë të qytetarëve”, tha Mlladen Çadikovski, kryetar i SHGM-së.

“Sot mbushen pesë vjet nga fillimi i nismës për ndryshim të Kodit Penal me të cilin gazetarët dhe punëtorët mediatikë do të kishin mbrojtje më të madhe. Kjo do të thotë se sulmet ndaj tyre do të trajtoheshin nga ana e Prokurorisë dhe institucioneve shtetërore, diçka për të cilën u angazhuam para 5 vjetëve. Që nga fillimi i kësaj nisme, dëgjuam për shumë angazhime deklarative për lirinë e mediave. U munduam që përmes të gjitha formave lobimi, përmes takimeve në Qeveri dhe propozimeve konkrete të tejkalohet kjo situatë”, pohoi Pavle Bellovski, LSGM.


Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
Kalo në kategori