LAJMI I FUNDIT:

SHGM, KEMM dhe SPGPM me dhjetë pyetje për partitë politike në Maqedoni

SHGM, KEMM dhe SPGPM me dhjetë pyetje për partitë politike në Maqedoni

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjëse Mediatik (SPGPM), Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM) në prag të fushatës zgjedhore do të dërgojnë dhjetë pyetje deri te partitë dhe koalicionet politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme.

“Për vite me radhë kemi vërejtur shembuj të qëndrimit joparimor të politikanëve ndaj mediave dhe gazetarëve, të cilat na korrigjuan para dilemës: vallë shumica e politikanëve e din rolin e gazetarëve dhe punonjësve mediatik dhe cila është rëndësia e tyre për demokracinë?, thonë tre shoqatat.

Në dhjetë ditët e ardhshme, do të bëjnë publikisht nga një pyetje. Disa nga pyetjet do të jenë në lidhje me qëndrimet e politikanëve për reformat në sektorin e mediave, pikëpamjet mbi gazetarinë dhe idetë që ata i kanë për krijimin e kushteve për zhvillim dhe veprimin e lirë të gazetarëve profesionistë dhe punonjësve të mediave, përkatësisht informimin e saktë, në kohë dhe objektiv.


“Presim që faktorët politik në zgjedhje të cilët janë serioz të japin përgjigje të sinqerta të cilat mëtutje do të mund t’i zbatojnë, me qëllim të përmirësimit të lirisë së shprehjes dhe pavarësisë në mediat në vendin tonë. Gjatë nëntë ditëve të ardhshme çdo ditë dhe publikisht do të parashtrojmë nga një pyetje me qëllim të ngritjes të vetëdijes për atë çfarë do të thotë gazetari në një shoqëri demokratike. Gazetaria është e mirë e përgjithshme dhe meriton të fitojë trajtim, sepse nuk ka shtet demokratik pa gazetari profesionale dhe qytetarë mirë të informuar”, theksojnë nga shoqata.

Pyetjen të cilën e parashtrojnë te politikanët është të thonë se çfarë paraqet për ata gazetaria, si planifikojnë ta mbështesin gazetarinë profesionale në afat të gjatë, çfarë do të bëjnë për përmirësimin e pavarësisë të financimit të RTVM-së, për përmirësimin e sigurisë së gazetarëve, për nxitjen e negocimit kolektiv në media.

Në trend

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori