LAJMI I FUNDIT:

SHGM dënon ashpër fyerjet e Pançevskit ndaj gazetarëve

SHGM dënon ashpër fyerjet e Pançevskit ndaj gazetarëve

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ashpër fjalimin e papërshtatshëm dhe agresiv si dhe fyerjet drejtuar kryeredaktorit dhe gazetarëve të portalit “Sakam da kazham” (Sdk.mk) të shqiptuara nga ana e ish-kryetarit të Gjykatës Penale në Shkup, Vladimir Pançevski për të cilin Këshilli Gjyqësor në korrik të këtij viti solli vendim për largim të përkohshëm nga posti i gjykatësit.

Sjellja e tillë nuk i ngjan një ish-bartësit të funksionit të lartë publik dhe mund të interpretohet si një kërcënim dhe presion mbi punën e gazetarëve në këtë medium. Fjalimi i tillë agresiv ndaj gazetarëve nga ana e Pançevskit mund të nxisë dhunë ndaj kolegëve tanë, duke rrezikuar më tej sigurinë e tyre dhe duke kufizuar lirinë e shprehjes.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë inkurajon përdorimin e mekanizmave vetë-rregullues. Prandaj, nëse Pançevski konsideronte se gazetarët kishin shkelur kodin e etikës gjatë punës së tyre, ai ka pasur mundësinë të paraqet ankesë në Këshillin e Nderit të SHGM-së ose Këshillin për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM). Në të kundërt, sjellja e tij vlerësohet si presion i drejtpërdrejtë mbi mediet./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori