LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 21° clearsky_night

Shfaqja “Anima Mea” vjen si premierë në Teatrin e Gjakovës

Shfaqja “Anima Mea” vjen si premierë në Teatrin e Gjakovës

Trupa e aktorëve të Teatri “Hadi Shehu” të Gjakovës, të dielën mbrëma do të shfaqë premierën e shfaqjes “Anima Mea”, me autore Seadet Beqiri dhe nën regjinë e Ilir Bokshit.

“Anima Mea” që në shqip do të thotë “Shpirti im” në kuptimin përmbajtjesor është një shfaqje e cila për publikun do të sjellë politikën në një këndvështrim tjetër dhe do të jetë një shfaqje skenike që do të ngjallë interes duke vënë në pah arsyen pse disa persona vendosin të kandidojnë për të marrë poste të larta shtetërore.

Kjo shfaqje do të ketë gjithsej gjashtë personazhe, rolet e të cilëve do t’i luajnë aktorët Vlora Dervishi, Edi Kastrati, Besfort Berberi, Edmond Hafizademi, Edi Gjakova dhe Valon Pallaska.

Premiera e shfaqjes “Anime Mea” do të jetë të dielën (9 qershor 2024) në ora 20:00 në Teatrin e qytetit të Gjakovës “Hadi Shehu”, ndërsa repriza e shfaqjes do të bëhet ditën e hënë (10 qershor 2024) në ora 20:00.

Kjo shfaqje është bashkëprodhim i autores Seadet Beqiri, e cila njëkohësisht është edhe producente e shfaqjes dhe Teatrit të qytetit të Gjakovës “Hadi Shehu”.

Ky projekt është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Teatri i qyteti “Hadi Shehu” Gjakovë , dhe Komuna e Gjakovës. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë

FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë

Siguri
Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Përfaqësueset

"Unë e konsideroj Kosovën si fqinje", Suljagiq: Serbia ka arritur ta largojë Bosnje dhe Hercegovinën nga Kosova

Lajme
Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Përfaqësueset
Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë

Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë

Përfaqësueset
Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit

Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit

Drejtësi
Kalo në kategori