LAJMI I FUNDIT:

Sheshel shanë delegacionin kroat dhe shkel flamurin e Kroacisë në Parlamentin e Serbisë, mysafirët ndërpresin vizitën

Sheshel shanë delegacionin kroat dhe shkel flamurin e Kroacisë në Parlamentin e Serbisë, mysafirët ndërpresin vizitën

Pas incidentit në Beograd, ku Vojisllav Sheshel shau delegacionin kroat që është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Serbi, dhe më pas shkeli flamurin kroat në Kuvendin e Serbisë, zyrtarët kroat kanë anuluar takimin me Ministren e Integrimeve Evropiane të Serbisë.

Siç raportojnë mediat kroate, ata kanë marrë vendim që ta ndërpresin vizitën në Serbi, transmeton Telegrafi.

Kryetari i Parlamentit kroat Gordan Jandrokoviq, sot ka filluar vizitën dyditore në Serbi. Gjatë ditës së sotme lideri i Partisë Radikale të Serbisë, Vojishllav Sheshel, ka sharë delegacionin kroat, madje ai ka shkelur flamurin kroat në Kuvendin e Serbisë.


“Në hyrje të Parlamentit, Sheshel iu vërsul flamurit kroat që ishte i vendosur në shtizë që e rrëzoj në tokë, dhe më pas së bashku me bashkëpunëtorin Fillip Stojanoviq kanë filluar ta shkelin”, kanë bërë të ditur në partinë e Sheshelit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Amerika
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori