LAJMI I FUNDIT:

Sheshel mund të vijë nesër në Kosovë, Selimi thotë se do ta arrestojnë menjëherë

Sheshel mund të vijë nesër në Kosovë, Selimi thotë se do ta arrestojnë menjëherë

Nëse lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, paraqitet nesër në Mitrovicën Veriore për të mbajtur fjalim në tubimin që është thënë se do ta organizojë partia e tij me fillim nga ora 12:00, atëherë organet e rendit do ta arrestojnë menjëherë.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova Ushtruesi i detyrës i Ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.

“E kemi ndaluar hyrjen e tij në Kosovë, ndërsa Policia e Kosovës është ajo e cila do të veprojë”, ka thënë Selimi në një prononcim të shkurtër.


Partia Radikale Serbe ka paralajmëruar se do të zhvillojë një tubim të martën (nesër), nga ora 12:00, kurse disa media kanë raportuar se aty do të marrë pjesë edhe lideri i partisë – Sheshel.

Por, nëse ndodh të shfaqet politikani serb që akuzohej për krime lufte, atëherë ashtu siç edhe kanë thënë më herët nga Qeveria e Kosovës, ai do të arrestohet po sa të shkelë në territorin e Republikës së Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori