LAJMI I FUNDIT:

Sheshel djeg flamurin e NATO-s dhe të BE-së

Sheshel djeg flamurin e NATO-s dhe të BE-së

Ultranacionalisti serb, Vojislav Sheshel, ka deklaruar se nuk do të paraqitet në Tribunalin e Hagës për krimet e Luftës në ish-Jugosllavi në fund të muajit mars, ku pritet të merret edhe një vendim për çështjen e tij.

Në shenjë proteste, ai ka djegur edhe flamujt e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian, teksa ka përsëritur edhe njëherë mesazhet e tij nacionaliste. Sheshel është në pritje të dënimit mbi akuzat e krimeve kundër njerëzimit.

Atij iu dha leje për t’u kthyer në Serbi në vitin 2014 për shkak të sëmundjes së kancerit.


Ultranacionalisti serb, Vojislav Sheshel, nuk do të paraqitet në fund të muajit mars në Tribunalin e Hagës të ngritur për gjykimin e krimeve të luftës gjatë luftërave të Ish-Jugosllavisë, ku pritet të merret edhe një vendim për çështjen e tij.

Në shenjë proteste, ai ka djegur flamujt e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian, teksa ka qenë i rrethuar nga një grup mbështetësish. Gjyqi kundër tij nisi në vitin 2007, por u ndërpre në vitin 2012, për shkak të sëmundjes së kancerit.

Atij iu dha leje për t’u kuruar në vendin e lindjes ku po qëndron aktualisht.

Sheshel akuzohet për tre krime kundër njerëzimit të cilat janë persekutimi, dëbimi dhe zhvendosja e dhunshme si dhe gjashtë akuza të tjerë ku bëjnë pjesë vrasja, tortura etj.

Pavarësisht gjyqit të tij, Sheshel nuk e ka braktisur retorikën e tij ultranacionaliste. Ai është kryetari i partisë radikale serbe dhe ka deklaruar se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme të muajit prill.