Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se hapja e urës së Ibrit është në kundërshtim me kursin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa paralajmëroi se veprime të pakoordinuara mund të rrezikojnë stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës.
Sekretari i Përgjithshëm i NISMA-s, Bilall Sherifi, ka thënë se hapja e e urës së Ibrit nga Qeveria Kurti, jo vetëm që nuk është në koordinim por është në konfrontim me kursin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Të enjten, u zhvillua testimi i qëndrueshmërisë së urës, si pjesë e përgatitjeve të fundit për hapjen e saj. Ndërsa Sherifi theksoi se nuk është kundër hapjes së urës, ai paralajmëroi se çdo veprim i njëanshëm që nuk është në përputhje me aleatët mund të ketë pasoja të rënda për vendin.
Sherifi ka theksuar se hapja e urës duhet të bëhet në koordinim të plotë me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht me ShBA-të dhe NATO-n.
“Çdo veprim që bëhet në çështje e hapjes së urës, duhet të jetë në koordinim dhe harmonizimi me NATO-n. Nëse SHBA-të janë kundër, atëherë KFOR-i nuk besoj që do të tërhiqet aq lehtë, duke thënë meqë ka vendos Qeveria Kurti, le të bëjnë çka dojnë. Pra qeverisë i sugjerojnë të jetë në bashkëpunim të plotë më SHBA-të, nëse ne prishemi me SHAB-të, rreziku që BE-ja të ndjek kursin e tyre do të jetë shumë më i lehtë. Kam frikë se ky veprim jo vetë që nuk është në koordinim por është në konfrontim me kursin e SHBA-e”, ka thënë Sherifi në RTV Dukagjini.
Sherifi ka potencuar se ura e Ibrit ka rëndësi simbolike, dhe kështu po përdoret për qëllime elektorale nga kryeministri, Albin Kurti.
Ndërkaq, në lidhje me këto zhvillime me urën e Ibrit, misioni paqeruajtës, KFOR, ka deklaruar se do të intervenojnë për ‘çfarëdo zhvillim që mund të ndikojë në ambientin e sigurisë dhe stabilitetin rajonal, duke respektuar plotësisht mandatin që buron nga OKB-ja’.
Kurse, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka me vendimet e vazhdueshme të pakoordinuara, Kosova po vë në rrezik mundësitë që Uashingtoni i ka ndihmuar që të krijojë.
“Ne besojmë se vënë në rrezik mundësitë që ne kemi ndihmuar që Kosova të krijojë. Nëse e shikoni që nga pavarësia e Kosovës, SHBA-ja fuqishëm ka mbështetur integrimin e tyre të plotë në komunitetin ndërkombëtar si demokraci sovrane e multientike, por për të realizuar këtë vizion që ne ndajmë, ne kemi bashkëpunuar me udhëheqësit e njëpasnjëshëm të Kosovës në masat për të fuqizuar paqen dhe prosperitetin në vend, duke avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike”, ka thënë Miller gjatë së mërkurës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Publikohet shpallja për pranimin e 300 ushtarëve të rinj dhe 10 nënoficerëve në Armatën e Maqedonisë

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët