LAJMI I FUNDIT:

Sherifi: Brenda javës së ardhshme urgjent të gjendet zgjidhje për kompensimin e orëve të humbura

Sherifi: Brenda javës së ardhshme urgjent të gjendet zgjidhje për kompensimin e orëve të humbura

Kuvendi i Kosovës po mbanë seancë të jashtëzakonshme për mbajtjen e orëve të humbura. Shefi i grupit parlamentar të Nismës, dhe iniciuesi i kësaj seance, Bilall Sherifi, ka thënë se ideja e kësaj seance është që orët e humbura të nxënësve të mos trajtohen si orë të humbura në ndonjë fabrikë.

Ai ka thënë se nuk duan ta linçojnë askënd lidhur me këtë temë.

“Ideja nuk është të linçojmë dikë, as të shpallim armik askënd, por të shprehim shqetësimin se si të dalim nga kjo gjendje. Se si të mos pranojmë që orët e mësimit të mos trajtohen njëjtë si orët e humbura në fabrikë suxhuku, apo betoni. Orët e mësimit janë njësi mësimore, nuk janë thjeshtë orë punë. Është orë përsëritje e mësimit të mësuar, e pyetjes së nxënësve se sa e kanë kuptuar mësimin e shpjeguar nga mësuesi.  Por nëse ndalemi thjesht ta trajtojmë se a është ora e humbur sindikale që të mos zëvendësohet asnjëherë, mendoj se nuk është e duhur. Nuk është njëjtë sikur 15 njësi mësimorë të mungojnë gjatë procesit të arsimit dhe në fund nxënësi i klasës së parë të ketë vështirësi në mësimin e shkronjave, i klasës së dytë në tabelën e mësimit,e pastaj maturantët në testin përfundimtar”, ka thënë ai.


Sherifi ka kërkuar që nëse nuk kompensohen ato 15 njësi mësimorë, atëherë në testin e semi-maturës apo maturës të hiqen pyetjet për ato njësi.

“Nuk mund ta pyetesh nxënësin për pyetjet e mësimeve që nuk i kanë mësuar. Nuk mund t’i ndëshkosh nxënësit për atë që nuk e kanë pasur mundësinë ta marrin atë dije. Këtu ose kurrikula duhet të plotësohet në tërësi duke filluar nga shpjegimi, mësimi, apo duhet të hiqen në tërësi ato njësi. Nëse SBASHK-u insiston që kjo çështje të trajtohet si sindikale, jo si morale për t’i shpjeguar këto njësi, atëherë është interpretim i gabuar i tyre. Andaj ne kemi një propozim për këtë seancë. Kuvendi kërkon nga SBASHK-u, drejtorët e drejtorive për arsim që urgjentisht brenda javës së ardhshme të gjejnë zgjidhjen për mbajtjen e orëve të humbura”, ka thënë sherifi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori