Deputeti i NISMA për Kosovën në Kuvendin e Kosovës, Bilall Sherifi në Ballë për Ballë të Klan Kosovës ka thënë se vizita e nënpresidentit amerikan Joe Biden në vend është e një rëndësie të veçantë, pasi edhe një herë tjetër është konfirmuar mbështetja e SHBA-së për Kosovën.
“Vizita e nënpresidentit Biden duhet të shihet nga dy aspekte. I pari është si vizitë rajonit, protokollare, zyrtare. Dhe tjetra është për përurimin e emërtimit të një rruge me emrin e të birit të tij Beau Biden”.
“Kosova ka pritur një mik të madh të saj. Një njeri i cili që nga viti 1997 ka kontribuar shumë për çështjen e Kosovës. Ai ka ardhur si një mik i Kosovës dhe si çdo vizitë e një nënpresidenti të SHBA-së ka një peshë të veçantë. Nuk ka thënë asgjë më shumë se që ka thënë presidenca amerikane për Kosovën, por prezenca e tij fizike i jep një peshë edhe më të madhe. Ne vazhdojmë t’i jemi mirënjohës kësaj mbështetje”.
Sa i përket çështjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, Sherifi ka deklaruar se Biden nuk ka kërkuar që dokumenti të miratohet se i tillë, por që procesi të kryhet, gjë të cilën është duke e kërkuar edhe opozita, njofton Klan Kosova.
“Biden nuk tha që duhet gjithsesi kjo marrëveshje për demarkacionin duhet të kalojë, por pasi që Hashim Thaci vet e përmendi që Kosova do t’i miratojë këto marrëveshje sepse ndryshe vendi mbetet i izoluar. Këtë nuk e tha Biden. Përkundrazi ai the se Kosova do të ketë mbështetjen e SHBA-së dhe natyrisht që mbështesin përkushtimin e vendit. Ne si opozitë nuk po themi që nuk duhet demarkuar kufirin me Malin e Zi, por jo në këtë formë. Ne mendojmë që demarkacioni është kthyer në një çështje pothuaj të pakapërcyeshme. Biden nuk tha që duhet ratifikuar kjo marrëveshje, si e tillë”.
Ai ka thënë se duhet kaluar pak kohë që të dy palët të mendojnë me koka të ftohta dhe se opozita nuk po kërkon gjë tjetër veç korrigjimit të marrëveshjes, si çështje e vendit.
“Duhet të ftohen kokat e të dy palëve, si të pozitës, si të opozitës dhe të ulet për t’u gjetur një zgjidhje për t’u korrigjuar kjo marrëveshje”.
“Ambasadori i Britanisë së Madhe ka thënë që çështja e demarkacionit është çështje e kosovarëve”.
“Opozita i ka pasur vërejtjet e veta të cilat i ka konfirmuar Gjykata Kushtetuese. Ne jemi të bindur se Asociacioni ka rënë”.
“Askush në Kosovë nuk është kundër demaskimit të kufirit me shtetet fqinje”.
Sherifi ka theksuar se deputetët e Kuvendit janë aty për t’i mbrojtur interesat e vendit dhe se assesi nuk mundet që opozita të cilësohet antiamerikane vetëm për ndonjë mospajtim që ka për një çështje të caktuar.
“Ne jemi të thirrur për t’i mbrojtur interesat e Kosovës. Në asnjë rast nuk mendojmë që nëse nuk kemi përputhje të qëndrimeve për një çështje të caktuar jemi kundër SHBA-së. Kjo është diletante. Unë mendoj që liderët e shtetit janë kundër SHBA-së, sepse ka dekada që ajo kërkon që të luftohet korrupsioni, që tanimë ka marrë përmasa endemike”.
“Sot duhet të sqarohet çështja e demarkacionit, jo të kalohet për hatër të kujtdo qoftë. I tërë ky proces duhet të rifillojë”.
Premtimet e presidentit të vendit, Hashim Thaci, për luftën ndaj korrupsionit, Sherifi i ka cilësuar si joserioze, pasi, sipas tij, është vet Thaçi që e ka filluar dhe zhvilluar këtë dukuri.
“Thaçi ka mundur të mos e fillojë korrupsionin. E ka zhvilluar dhe rritur. Ai tanimë është bërë galopant. Unë nuk besoj fare në zotimit e Thaçit për ta luftuar korrupsionin. Ai ka qenë në krye të qeverisë që e ka filluar dhe zhvilluar korrupsionin. Zotimet e Thaçit nuk i merr më askush seriozisht. Të gjithë e dinë që zotimet i jep ndryshe, ndërsa veprimet i bën ndryshe”. /klankosova.tv/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë