Sheriff Tiraspol dominon ndaj Prishtinës – humbje e rëndë për kryeqytetasit

Prishtina ka pësuar një humbje të thellë në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Evropës, duke u mposhtur me rezultat 4-0 nga Sheriff Tiraspol në Moldavi.
Moldavët e nisën furishëm ndeshjen dhe kaluan në epërsi që në minutën e 11-të, me golin e Cyrille Bayala pas një asisti nga Amarildo Gjoni.
Vetëm tetë minuta më vonë, Bayala realizoi sërish, duke dyfishuar epërsinë pas një goditjeje të saktë nga zona.
19' | Bayala again to make it two for the hosts.
Sheriff ⚫ [2]-0 ⚪️ Prishtina
⚽ Bayala#UEL | #Prishtina | 🇲🇩🇽🇰 pic.twitter.com/7oZc7Extiy— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) July 10, 2025
Prishtina pati disa mundësi për të ngushtuar rezultatin në pjesën e parë – fillimisht Aridan Muja goditi në portierin vendas, ndërsa Valmir Veliu nga topi i kthyer goditi shtyllën.
Një tjetër rast i mirë u shpërdorua edhe nga Blend Baftiu.
23' | Nah bruh, how could we miss that!
Sheriff ⚫ 2-0 ⚪️ Prishtina#UEL | #Prishtina | 🇲🇩🇽🇰 pic.twitter.com/2X6zMTaaDS
— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) July 10, 2025
Në pjesën e dytë, ekipi i Arsim Thaçit tentoi të rikthehet në lojë, por Sheriffi vazhdoi dominimin.
Bayala kompletoi “hat-trick”-un në minutën e 74-të, para se Elijah Odede të shënonte golin e katërt pesë minuta më vonë.
79' | Sheriff makes it four. Nice goal.
Sheriff ⚫ [4]-0 ⚪️ Prishtina
⚽ Odede#UEL | #Prishtina | 🇲🇩🇽🇰 pic.twitter.com/J6aMYQ2BrN— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) July 10, 2025
Një paraqitje nën pritshmëri për Prishtinën, që tani do ta ketë shumë të vështirë të përmbysë gjithçka në ndeshjen e kthimit në “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/



















































