LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska: Do të ketë rritje pagash për pjesëtarët e URM-së dhe të punësuarit në Mbrojtje

Sheqerinska: Do të ketë rritje pagash për pjesëtarët e URM-së dhe të punësuarit në Mbrojtje

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, sot në konferencë për shtyp ka prezantuar buxhetin për sferën e mbrojtjes.

Ajo tha se në sektorin e mbrojtjes do të ketë rritje të buxhetit, duke pasur parasysh edhe anëtarësimin e shtetit në NATO, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Sheqerinskës, buxheti për mbrojtjen në vitin 2019 do të jetë 8.3 miliardë denarë. Kjo sipas saj, është rritje për 0.24 për qind nga BPV, ndërsa në lidhje me rebalancin e buxhetit të vitit 2018 është rritje prej 33.36 për qind.


“Prioritet i buxhetit në sektorin e mbrojtjes do të jetë forcimi cilësor i personelit, pajisjeve të ARM-së sipas standardeve të NATO-s dhe përmirësim të kushteve të punës për pjesëtarët e ARM-së. Është paraparë rritje e pagave për të punësuarit në ARM dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Këtë vit kishte 10 për qind rritje të pagave të të punësuarve në Armatë, e cila do të realizohet nga 1 janari, ndërsa nga shtatori i vitit të ardhsëm është paraparë rritje prej 5 për qind e pagave për të punësuarit në ARM dhe të punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes”, tha mes tjeras Radmilla Sheqerinska.

Ajo tha se do të kthehen standardet që para 11 viteve u humbën në shumë sektore të shtetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori