LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska në mbledhje të Këshilli veriatlantik të NATO-s në Bruksel

Sheqerinska në mbledhje të Këshilli veriatlantik të NATO-s në Bruksel

Në selinë e NATO-s në Bruksel, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska sot do të merr pjesë në mbledhje e Këshillit veriatlantik, bashkërisht me ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.

Në Bruksel, Sheqerinska përveç këtyre mbledhjeve do të merr pjesën edhe në mbledhjen kushtuar misioni ‘Mbështetje vendimtare’ në Afganistani dhe do të ketë disa takime dhe mbledhje me ministrat për Mbrojtje të vendeve anëtare të NATO-s, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut pas marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO, vazhdimisht në mënyrë aktive merr pjesë në mbledhje e Këshillit veriatlantik të NATO-s.


Kuvendi i Maqedonisë së Veriut tashmë e votoi Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Veriatlantike dhe pas përfundimit të procesit të fundit për ratifikim në Kuvendin e Spanjës, Maqedonia e Veriut do të ketë të drejtën e votës në të gjitha vendimet që merren në NATO e që kanë të bëjnë me paqen, sigurinë në botë.

Sheqerinska dje nga Brukseli u shpreh se kjo është hera e fundit për Maqedoninë e Veriut të merr pjesë si vend i ftuar.

“Për herë të fundit po marr pjesë si anëtare e ftuar dhe jo si anëtare e plotë, sot është dita kur Ligji për ratifikimin e marrëveshjes Veriatlantike u shpall zyrtarisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ne morëm lajmin se Kuvendi i Spanjës ka pranuar rrugën e shpejtë për të ratifikuar protokollin tonë, anëtarësimi jonë i plotë është çështje ditësh, jo muajsh ose javësh”, tha Sheqerinska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin

Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin

Lajme
Kalo në kategori