LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska: Me ne, çdo institucion do të punojë në dy ndërrime (Video)

Sheqerinska: Me ne, çdo institucion do të punojë në dy ndërrime (Video)

Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, sot para mediave ka folur në lidhje me institucionet shtetërore, gjegjësisht për lehtësimet në administratën shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Qytetarët ankohen se me  vështirësi i  përfundojnë obligimet e veta në  institucionet  shtetërore, se qasja tek informacionet është shumë e vështirësuar, se ka shumë pak sportela, se duhet të dalësh nga puna për të përfunduar  obligimet, dhe se shpenzimet vazhdimisht janë në rritje.

Prandaj kemi  plan për të ndryshuar atë, ne planifikojmë çdo institucion në të cilën qytetarët ushtrojnë të drejtat  e tyre  të punojnë  në dy ndërrime dhe të ofrojë  shërbime për qytetarët deri në orën 20  çdo ditë pune.


Ne planifikojmë të gjithë dokumentacion të panevojshëm shtesë, që do të thotë shpenzim të madh të qytetarëve, shumë kohë të humbur,  të anulohet dhe të mos jetë pjesë e këtyre procedurave.

Ne kemi një plan për çdo procedurë, e cila është kryer në administratën shtetërore brenda 6 muajsh të publikohen të gjitha dokumentet të nevojshme, të shpallet se sa do të zgjasë dhe sa bën kosto e fundit.

Ne besojmë se me këtë  plan do të shfrytëzohen  edhe më shumë të gjitha burimet dhe të gjithë kapacitetin e njerëzve të administratës shtetërore, çdo nëpunës do të jetë në gjendje në mënyrë të ndershme për të fituar  pagën e tij që e  merr nga qytetarët e Maqedonisë’, tha Sheqerinska. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori