LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska: Mali i Zi ishte dhe mbetet inspirim për Maqedoninë

Sheqerinska: Mali i Zi ishte dhe mbetet inspirim për Maqedoninë

Në një intervistë për magazinën malazezase “Partner”, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska tha se “Mali i Zi ishte dhe mbetet inspirim për Maqedoninë kur bëhet fjala për integrimet në NATO”.

“Ju treguat se nëse diçka me të vërtetë e dëshironi, mund ta mobilizoni gjithë shoqërinë për të arritur qëllimin. Tregua se principi i dyerve të hapura të Aleancës nuk është vetëm frazë. E di se mes 29 vendeve anëtare, Maqedonia ka miq të madhej dhe përkrahës, ndërsa Mali i Zi është njëri ndër to”, tha Sheqerinska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sheqerinska vlerësoi se përkrahja e ndërsjellët dhe miqësia midis Malit të Zi dhe Maqedonisë është e rëndësishme për gjithë Ballkanin.


Duke folur për benifitet nga anëtarësimi në NATO, ministrja e Mbrojtjes theksoi se Mali i Zi është “shembull shkollor për atë se anëtarësimi në NATO pozitivisht ndikon ndaj shtetit”.

“Nuk kemi dyshime se kjo së pari do të ndikojë në sigurinë dhe stabilitetin e qytetarëve të Maqedonisë, si dhe në sigurinë e kufijve të jashtëm. Anëtarësimi në NATO do ta betonojë pavarësinë tonë, sovranitetin tonë dhe integritetin territorial, kurse kufijtë e siguruara dhe shoqëria stabile do t’i nxisin investimet, do ta ndihmojnë ekonominë, me çka do të rritet numri i vendeve të punës”, theksoi Sheqerinska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori