LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska-Duncan: Samiti për Ballkanin Perëndimor në vitin 2018 mundësi e mirë për të treguar përparimin e Maqedonisë

Sheqerinska-Duncan: Samiti për Ballkanin Perëndimor në vitin 2018 mundësi e mirë për të treguar përparimin e Maqedonisë

Punojmë në reforma të brendshme thelbësore si dhe në përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët. Ato janë procese të ndërlikuara, të cilët kërkojnë vullnet politik, kohë, por edhe mbështetje të vazhdueshme nga aleatët tanë, deklaroi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska në takimin me ministrin për Evropë dhe Amerikë, sir Alan Duncan, në kuadër të vizitës së saj në Britaninë e Madhe.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, në takimin në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Komonuelthin, me Duncan, i cili vlen si njohës i mirë i situatave në Maqedoni, ministrja u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme britanike në implementimin e proceseve reformuese euro-atlantike.

Ministri Duncan, theksohet, ka thënë se Britania e Madhe vazhdon ta mbështesë Republikën e Maqedonisë, në integrimin e saj në NATO dhe BE. Ai përmendi se Samiti për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në vitin 2018 në Mbretërinë e Bashkuar paraqet mundësi të shkëlqyer që të tregohet progresi i Maqedonisë në më shumë fusha. Shtoi se është koshient se të gjitha ndryshimet nuk mund të ndodhin përnjëherë, por është me rëndësi të ekzistojë progres i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Kronika e Zezë
Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Lajme
Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Lajme
Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Lajme
Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori