Yaan Karamoh ka shënuar për barazimit 1-1 të Parmas në udhëtim te Interi në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Serie A.

Interi kaloi në epërsi 1-0 ndaj Parmas në minutën e 23-të me golin e Antonio Candreavas.


Megjithatë, festa e Nerazzurëve zgjati vetëm tre minuta lojë me Emilianët që gjetën golin e barazimit.

Ishte talenti francez, Karamoh, i cili shënoi një supergol nga distanca për barazimit 1-1.

Karamoh nuk festoi golin e tij, pasi që ende është nën pronësi të Interit, por i huazuar te Parma. /Telegrafi/

telegrafi sport app