Shënohet përvjetori i demostratave dhe të rënëve të ’81-ës

Komuna e Prishtinës, së bashku me Shoqatën e të Burgosurve Politikë dhe me Shoqatën e Familjarëve të Heronjve dhe Dëshmorëve, sot shënon përvjetorin e demostratave të vitit 1981 dhe përvjetorin e rënies së dëshmorëve të 2 prillit, 1981.
Me këtë rast, përfaqësues të komunës, do të vendosin kurora lulesh në tri lokacione ku kanë rënë dëshmorët.
Po ashtu, lidhur me këtë datë historike, do të mbahet edhe akademi përkujtimore duke filluar nga ora 14:00 në Sallën e Kuqe.
Nga
Telegrafi
02/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































